E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalglish: Gerrard mund të jetë lojtari i ri i Liverpoolit

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish pret që Steven Gerrard të jetë si një nënshkrim i ri për ekipin, kur ai të rikthehet në fushën e lojës pas dëmtimit.

“Ai nuk është larg. Kur Steven të jetë i gatshëm për rikthim do të jetë një shtytje fantastike për secilin. Afati transferues është mbyllur, por për ne do të jetë një bonus pasi ai do të jetë si një lojtar i ri. Siç ka thënë edhe vetë ai në një intervistë të shtunën, gjithçka ndjehet vërtet e fuqishme, e freskët dhe ai është i lumtur me arritjen dhe atë çfarë ka bërë dhe ne jemi të ngazëllyer për të. Ai meriton një pushim nga lëndimet dhe ai do të mirëpritet me krahë të hapura”, ka theksuar Dalglish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›