Robinho: Milan mund të mposht Barcelonën

Sulmuesi i Milanit, Robinho insiston se “Rossonerët” nuk kanë çka të frikësohen kur përballen me Barcelonën në ndeshjen e tyre të parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve të martën.
“Ne të gjithë duam të shkojmë në Nou Camp për të luajtur dhe jam i bindur se Milan ka kualitet për të fituar ndeshjen. Është më mirë të fillojmë edicionin në Ligën e Kampionëve kundër një ekipi të fuqishëm si Barcelona”, tha Robinho. Ndërkohë që Bate Borisov dhe Viktoria Plzen përbëjnë dy skuadrat e tjera në Grupin H.