Kosova në kampionatin ballkanik
Përfaqësueset e Kosovës të grupmoshë U-16 në të dy konkurrencat do të jenë pjesëmarrëse të Kampionatit të parë Ballkanik, i cili mbahet në qytetin bullgar Gabrovo prej 8 deri më 11 shtator.
Përveç kosovarëve, në këtë kampionat do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Turqisë, e Malit të Zi, e Maqedonisë dhe Bullgaria. Kurse përfaqësueset e Greqisë dhe të Serbisë hoqën dorë për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, respektivisht Maqedonisë.
Trajnerët e ekipeve U16 të Kosovës, Ismet Jupa dhe Fatmir Muaxhiri, tashmë kanë zgjedhur lojtarët e tyre për këtë kampionat dhe të enjten do të nisen për në Gabrovo të Bullgarisë .
Përzgjedhja e femrave: Edra Bregovina, Jeta Huruglica, Floriana Dahsyla, Albana Arifi, Aida Stagova, Agnesa Canolli, Bjondina Ramabaja, Albulena Salihu, Mihone Kqiku, Ernesa Kqiku, Stina Shabani, Marigona Zejnullahu, Valmira Gashi, Elma Kameri, Fjolla Feka dhe Arlinda Krasniqi.
Përzgjedhja e meshkujve: Haris Berisha, Armend Fetahu, Albi Gjuka, Egzon Gjuka, Amar Mujka, Drilon Tahirukaj, Albi Isufi, Rron Ramadani, Edon Shkodra, Besmir Demiri, Shkelqim Fusha, Fuad Jashari dhe Shkqlim Maloku.