Pele kritikon Messin

Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pele, e ka kritikuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Ish futbollisti i Santos mendon se lojtar komplet është ai që luan njëjtë si në ekip ashtu edhe në përfaqësuese. Një gjë e tillë nuk ndodh edhe me numrin 10 të Barçës.
“Sa i përket Messit, ka një diferencë të madhe se si luan me Barcelonën dhe si luan me përfaqësuesen e Argjentinës. Nuk duket as për së afërmi i njëjti lojtar”, tha ‘O Rey’.
Pele foli edhe për duelin e dyshes sulmuese jug-amerikane Messi-Hernandez, të cilët do të ballafaqohen në finalen e Wembleyt në Londër më 28 maj.
“Nuk ka dyshim se janë dy lojtarë të mëdhenj, por duhet të presim ende që t’i shohim duke luajtur mirë në kombëtaret përkatëse”, përfundoi legjenda Pele.
Ditë më parë legjenda tjetër e futbollit, Diego Armando Maradona, thoshte se Lionel Messi është më i mirë se Pele. Dhe, braziliani e dha përgjigjen.