Edhe Lloyd Banks
Vera po duket se do të jetë gjithnjë e më “hot” këtë vit. Pas “Busta Rhymes”, “Fool’s Garden”, në Prishtinë pritet që më shtatë korrik atmosferën ta nxehë reperi i G-Unit, Lloyd Banks, në të cilin label është edhe reperi tjetër që vizitoi Prishtinën në nëntor të 2007, 50 Cent.
“Tanimë kemi konfirmuar datën e koncertit të Lloyd Banks. Është 7 korrik. Tash kemi kontratën dhe koncerti pritet që të mbahet në datat e parapara”, tha Ardin Badivuku nga kompania “Next Level”, kompani kjo që ka organizuar edhe koncertin e “Busta Rhymes” në Prishtinë.
Ndryshe, Christopher Charles Lloyd, që njihet me emrin Lloyd Banks, është reper i labelit të G-Unit. Ai është rritur në Xhamajkën Jugore, por më vonë ka emigruar në SHBA. G-Unit bashkë më të ka të edituar dy albume “Beg for Mercy” në vitin 2003 dhe “T.O.S.” (Terminate on Sight) në vitin 2008.
Banks ka edituar albumin e tij të parë solo në vitin 2004, të cilin e kishte quajtur “The Hunger for More”, i cili ishte një hit në Billboard. Kënga hit e këtij albumi ishte “On Fire”.
Ai vazhdoi në vitin 2006 me “Rotten Apple” dhe papritur largohet nga “Interscope Records” në vitin 2009. Por, në vitin 2010, Banks ka nënshkruar me G-Unit për të distribuuar albumin e tij H.F.M. 2 (Hunger for More 2), një album që doli në treg më 22 nëntor të vitit 2010.
Se Lloyd Banks ka një sukses të madh në SHBA e tregon edhe fakti se në vitin 2005 me këngën “On Fire” ishte nominuar për çmimin “Grammy” për paraqitje më të mirë si solo-reper. Në vitin 2006, remiksi i këngës “Tough It” ishte nominuar për videon më të mirë Hip-Hop të vitit dhe kishte fituar për bashkëpunimin më të mirë në çmimet BET.
Çmimi ishte një ndarje në mes bashkëpunëtorëve të Banks, si: Busta Rhymes, Mary J. Blige, Rah Digga, Missy Elliott, Papoose dhe DMX. Më 2010 ai lason albumin f H.M.F. 2 (Hunger for More 2), ndërkaq ueb-faqja me e njohur e hip-hopit, HipHopDX shkroi se Banks ka bërë “rikthimin e vitit” me albumin e tij.
Edhe Sister Bliss dhe DJ Tiesto?
Ardin Badivuku po ashtu ka thënë se kompania “Next Level” është duke u përpjekur që në Kosovë të sjellë edhe dy yje të tjerë. “Deri në shtator në po përpiqemi që të sjellim edhe ‘Sister Bliss’ dhe DJ Tiesto. Pra, jemi duke u përpjekur që për periudhën maj- shtator të gjejmë një datë edhe për këta dy persona”. Kështu deri në shtator mund të kemi edhe dy yje të huaj në Prishtinë.
S’i harrojnë rajonet
“Next Level” po ashtu ka thënë se nuk do të harrojnë edhe rajonet e Kosovës. Kështu, sipas Badivukut, ata do të organizojnë çdo javë koncerte me këngëtarë dhe DJ lokalë të ndryshëm nëpër vende dhe qytete të ndryshme të Kosovës, duke mos harruar edhe qendrat tjera të vendit.