Dalin abonetë, shiten 50 lekë më shtrenjtë
Në të gjitha pikat e shitjes, radhët e qytetarëve nuk kishin të sosur deri në mesditë.
zirina llambro
Edhe pse 5 ditë më vonë nga zakonisht, dalja në treg e aboneve ishte shpëtim jo i vogël për xhepat e tyre. "Shyqyr që po shesin se nuk ia dilet me bileta, ne hipim 5 herë në ditë në autobus. I thonë rrogë më vete", shpreheshin qytetarët. Por më të fituarit nga gjithë kjo histori, si gjithnjë, kanë qenë sekserët. Një numër i madh qytetarësh i kanë blerë me 850 lekë abonentë, nga 800 lekë që është çmimi real. Por për ta kjo ishte e papërfillshme. "Një rrugë vajtje-ardhje në shtëpi nuk më kushton asgjë, më thanë që po mbaroheshin dhe prandaj e bleva te një person aty te cepi me 850 lekë", tha një qytetar te pika e aboneve në qendër të Tiranës. Por, ndërsa për një individ nuk do të thotë asgjë një 50 lekësh më shumë, për ata që "korrin" fitimet e majme në mënyrë abuzive janë jo pak para. Kjo situatë përsëritet çdo fund muaji. Madje, abonetë e destinuara për studentët u shiten personave që nuk i përkasin fare kësaj kategorie. Një tjetër problem jo i vogël mbeten kushtet e autobusëve në linjat e Tiranës. Ndërsa kërkohet korrektesë nga qytetarët, ata shtypen në autobus, pasi shoferët nuk lëvizin nga stacioni pa u tejmbushur. Në verë gjendja bëhet më e rëndë, pasi në mungesë të ventilatorëve qytetarët kullojnë në djersë. Teksa kërkon rritjen e çmimit të biletës dhe aboneve, shoqata e transportit qytetas është koshiente për mungesën e standardeve. "Në rast se do të plotësohen kërkesat tona, ne do të ndryshojmë edhe kushtet në linjat urbane", janë shprehur drejtues të shoqatës. Por gjithçka mbetet për t'u parë në ditët në vijim.
Tërhiqet shoqata
Brenda javës që vjen projektligji për transportin publik do të shkojë për miratim në Këshillin e Ministrave. Çka do të thotë se çmimi i biletës dhe aboneve do të rritet. Kjo është garancia që ka marrë shoqata e transportit qytetas. Për rrjedhojë, ajo u tërhoq nga bllokimi i aboneve në treg dhe bëri shpërndarjen e tyre për të gjitha linjat. "Ne bëmë dy ditë më parë një takim me përfaqësuesit e Bashkisë dhe ata pasi morën kontakte me Ministrinë e Financave na siguruan se projektligji që zgjidh problemet e krijuara do të çohet brenda javës tjetër në qeveri", tha për gazetën kreu i shoqatës së transportit qytetas, Ferdinand Ibrahimi. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse shoqata u tërhoq nga vendimi për të mos shitur më abone si dhe për të përgjysmuar numrin e autobusëve të linjave në kryeqytet. "Shpresojmë që të zgjidhet ky ngërç, pasi edhe për ne kjo situatë është bërë e papranueshme", theksoi Ibrahimi. Sa i përket çmimit të biletës, sipas burimeve nga shoqata, varianti më i pranueshëm deri tani është rritja në 30 lekë. Këtë gjë e konfirmuan edhe burime nga Ministria e Transporteve. "Tashmë projektligji është në Ministrinë e Financave dhe nuk është vendosur përfundimisht asgjë, por çmimi më i diskutueshëm i biletës është nga 20 lekë në 30 lekë", sqaruan burimet. Rritje pritet të pësojnë edhe abonetë. Në këtë mënyrë plotësohen disa nga kërkesat e shoqatës së transportit qytetas, e cila prej disa muajsh kërcënon me bllokim të linjave urbane.
"Qeveria na detyrohet 1.5 milionë USD për invalidët"
Për 40 mijë invalidë të punës si dhe për veteranët që udhëtojnë falas me libreza, qeveria duhet të kompensojë shoqatën e transportit. Por kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë. Burime të sigurta nga shoqata bëjnë me dije se, pas llogarive rezulton se në total janë rreth 1.5 milionë dollarë të cilat duhet të ishin marrë prej saj. "Kjo ka qenë dhe arsyeja pse ne kemi urdhëruar disa muaj më parë që të mos njiheshin më librezat e invalidëve dhe veteranëve. Për këto politika sociale është qeveria që bën kompensimin, por kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë", sqaruan burimet. Sipas tyre, projektligji i ri pritet të zgjidhë këtë ngërç. "Në takimet që kemi zhvilluar me Ministrinë e Transporteve kjo ka qenë një nga kërkesat tona thelbësore dhe besojmë se do të përfshihet në vendimin e ri", thanë përfaqësues të shoqatës. Në nëntor të vitit që shkoi në të gjithë linjat u afishua urdhri për të mos njohur më librezat e invalidëve të punës. Një tjetër dyshim që është ngritur disa herë nga shoqata janë edhe abuzimet me numrin e tyre. "Në jo pak raste na ka rezultuar se librezat janë false", sqaron shoqata.