Rritja e çmimit të dritave, ERE nis takimet me FMN
Rritja e çmimit të energjisë është sërish në qendër të ndërkombëtarëve. Një grup ekspertësh të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë nisur takimet me drejtuesit e Entit Rregullator të Energjisë, ku pika kyçe e takimeve mbetet çmimi i energjisë elektrike.
fabiola Çela
"Grupi i ekspertëve të FMN-së po njihen me situatën energjetike. Ata ende nuk e kanë shprehur kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë, por takimet do të vijojnë edhe për dy ditë të tjera", tha kreu i ERE-së, Bujar Nepravishta. Ai theksoi se deri më tani ata nuk e shikojnë si të domosdoshme që të rrisin çmimin e energjisë në verë. Në fakt, nëse ERE do të miratonte kërkesën e KESH-it, atëherë çmimi i energjisë do të rritej dy herë brenda një viti. Në fakt i këtij mendimi kanë qenë edhe ndërkombëtarët. Pak kohë më parë në një deklaratë për mediat, përfaqësues të Bankës Botërore deklaruan se çmimi i energjisë duhet të rritet sërish për t'iu afruar kështu kostos së energjisë me çmimin e shitjes. Pikërisht vendimi për të rritur ose jo çmimin e energjisë, do të jetë pika më e rëndësishme e bisedimeve mes grupit të ekspertëve të FMN-së dhe drejtuesve të ERE-së.
Çmimi
Më 15 shkurt të këtij viti, ERE miratoi kërkesën e KESH-it për të rritur tarifat e energjisë elektrike. Mesatarisht çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë është rritur me 18 për qind. Çmimi mesatar i energjisë është 8.23 lekë/kwh. Për jo familjarë çmimi do të rritet me 19 për qind, duke arritur në 8.73 lekë/kwh. Për prodhuesit e bukës çmimi i energjisë është lënë i pandryshuar, 7 lekë/kwh në tension të mesëm dhe 7.5 lekë/kwh në tension të ulët. Sipas ERE-së, për familjarët që konsumojnë deri 300 kwh çmimi i energjisë nuk do të pësojë rritje, tarifa për këtë kategori konsumatorësh do të vazhdojë të jetë 7 lekë/kwh. Sipas përllogaritjeve, gati 76 për qind e familjeve shqiptare konsumojnë deri në 300 kwh energji në muaj. Pjesa tjetër e konsumojnë më shumë se 300 kwh energji. Për këtë kategori familjesh që nuk e kursejnë energjinë, çmimi do të jetë 12 lekë/kwh. Pra, për bandën deri në 300 kilovat rritja e çmimit është zero, ndërsa për bandën e dytë mbi 300 kwh rritja është 71.4 për qind. Por drejtues të KESH-it janë shprehur të pakënaqur me këtë rritje, ndaj dhe sipas tyre çmimi i energjisë duhet të rritet sërish.
Të dhëna në Fierzë
293.81 metra niveli i Fierzës
150 metër kub në sekondë prurjet e ujit
8 cm rritja ditore e nivelit
172.17 metra niveli i Komanit
81 metër kub në sekondë prurjet anësore
74.30 metra niveli i Vaut të Dejës
8.3 milionë kwh prodhimi
6.9 milionë kwh importi
KESH çon 1.5 milionë kwh energji në Kosovë
Niveli i ujërave në hidrocentrale është shumë afër pikës maksimale. Prurjet e ujit vazhdojnë të jenë në nivele të larta. Sipas të dhënave më të fundit nga Korporata, niveli i ujit në Fierzë është 293.81 metra, ndërsa prurjet e ujit janë 150 metër kub në sekondë. Gjatë këtyre ditëve konsumi i energjisë është 15.2 milionë kwh në ditë. Pjesa më e madhe e kërkesës për energji plotësohet nga prodhimi vendas, i cili është 8.3 milionë kwh në ditë. Si rrjedhojë e kësaj situate të mirë hidroenergjetike, KESH po depoziton çdo ditë rreth 1.5 milionë kwh energji në Kosovë. Vetëm pak ditë më parë, drejtuesit e dy korporatave nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e energjisë. Shkëmbimi i energjisë elektrike do të kryhet në kufirin Shqipëri-Kosovë, me qëllim për të shfrytëzuar tepricat ose mungesat e energjisë elektrike. Shkëmbimi do të regjistrohet në tarifë të lartë (gjatë ditës 06:00 deri 22:00) dhe tarifë të ulët (gjatë natës 22:00 deri 06:00) ndërsa periudha e kthimit të energjisë elektrike përcaktohet me marrëveshje. Për herë të parë pas 3 vitesh, KESH nuk ka planifikuar ndërprerje të energjisë elektrike. Një vendim i tillë është marrë pas përmirësimit të situatës hidrike në vend, dhe si rrjedhojë e importeve të larta të energjisë.