E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del nga rruga, tre në spital

Aksidentet

Tre persona janë plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur dje në Rrethin e Librazhdit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, rreth orës 15:00 të pasdites së të enjtes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, konkretisht në fshatin Mengël, ka dalë nga rruga automjeti tip “Mercedes Benz”, me targa EL2205 C, me drejtues 59-vjeçarin I.Kallupi nga qyteti i Elbasanit. Si pasojë e daljes nga rruga të mjetit kanë mbetur të dëmtuar tre persona, të moshave 25, 50 dhe 54 vjeç, pasagjerë në këtë automjet. Të dëmtuarit u dërguan menjëherë në spitalin Kirurgjik, Elbasan, ku aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana e policisë në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e saktë të rrethanave të ngjarjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›