Dalin për gjah, por në vend të shpendit plagosin një bujk
Dalin për gjueti, por në vend që të shënojnë mbi shpendin e egër, saçmat e çiftes kanë rënë mbi trupin e një bujku që punonte tokën. Për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë nga 6 saçme, ndërsa njëri prej gjahtarëve amatorë është prangosur për akuzën e "Plagosjes së rëndë nga pakujdesia", ndërsa tjetri do të procedohet për armëmbajtje pa leje. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë ish-fushës së aviacionit në qytetin e Korçës, pasditen e së dielës. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se dy shokë kanë përfunduar në organin blu për plagosjen e rëndë dhe njëri prej tyre është arrestuar në flagrancë si autor i kësaj plagosjeje. Të njëjtat burime referojnë se në pranga është vënë 52-vjeçari Alket Mëhilli, banues në Tiranë, ndaj të cilit rëndojnë dy akuzat: "plagosje e rëndë nga pakujdesia" dhe "armëmbajtje pa leje", vepra këto të parashikuara nga nenet 91 dhe 280 të Kodit Penal. Ndërkohë, mësohet se ka nisur procedimi penal ndaj Lorenc Banit, për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë" parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Mësohet se Mëhilli, së bashku me mikun e tij, Bani, kanë shkuar pasditen e së dielës për të gjuajtur shpendë të egër, në dalje të qytetit të Korçës. Pranë një are me misër, në vendin e quajtur fusha e aviacionit, 52-vjeçari Mëhilli dhe miku i tij që e shoqëronte, kanë filluar të gjuajnë shpendët, dhe në një moment në qiell është parë një shkurte, lloj shpendi i egër. Arma e gjahut është drejtuar menjëherë ndaj shpendit, por saçmat nuk kanë mundur të kapin shkurten, por kanë përfunduar në trupin e 52-vjeçarit, Ali Brahimllari, i cili ka qenë duke punuar në arën e tij me misër. Bujku, banor i fshatit Melçan i Korçës ka mbetur i plagosur rëndë nga 6 saçme. Ai është mbuluar nga gjaku dhe ka rënë pa ndjenja në mes të arës me misër.
Menjëherë pas ngjarjes, i lënduari është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Korçës, ndërkohë që gjahtarët amatorë janë shoqëruar për në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Burime spitalore bëjnë të ditur se 52-vjeçari Brahimllari ka marrë plagë të shumta në të gjithë trupin dhe sapo ka mbërritur në urgjencë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ai kishte humbur shumë gjak, por tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por nën trajtim të specializuar intensiv të bluzave të bardha. Shpresohet që ditët në vazhdim, gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet ndjeshëm. Ndërkohë, pas marrjes së dëshmive të gjahtarëve dhe shqyrtimit të provave, mësohet se uniformat blu të Korçës kanë bërë arrestimin e 52-vjeçarit Mëhilli, i cili ka realizuar qitjen, ndërkohë që shoku i tij do të procedohet në gjendje të lirë.