E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr mesazh urimi nga homologët austriake e rumunë

“Marrëdhëniet politike shumë të mira, bashkëpunim ekonomik në të ardhmen”

Kryeministri i Australisë Kevin Rudd, i ka dërguar një mesazh Kryeministrit Berisha. Në këtë mesazh shprehet qartë gatishmëria e Kryeministrit australian për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin politik të ndërsjellë.

“E çmoj shumë diskutimin mbi situatën ekonomike në Shqipëri  dhe mirëpres rastin për të diskutuar mbi mundësitë e rritjes së investimeve australiane në Shqipëri. Do të vlerësoj me përparësi kompanitë australiane më të rëndësishme në fushën e energjisë dhe burimeve, në interes të Shqipërisë dhe në sigurimin e rritjes së investimeve australiane”, shprehej midis të tjerave.

Kryeministri austriak përshëndeti propozimin e Berishës për të punuar për hapjen e një ambasade në Australi. Duke thënë që ne do të mirëpresim misionin shqiptar në Canberra. 

Kryeministrit Berisha mori dje një letër urimi, edhe nga Kryeministri rumun Emil Boc, me rastin e rizgjedhjes së tij në detyrën e kryeministrit. 

“Me rastin e rizgjedhjes suaj si kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ju shpreh urimet më të sinqerta dhe dëshirën për suksesin e qeverisë suaj. Përfitoj nga rasti të shpreh besimin tim se dialogu bilateral midis Rumanisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë të karakterizohet nga e njëjta frymë e hapur dhe miqësore. Marrëdhëniet e mira politike duhet të plotësohen nga një bashkëpunim praktik në fusha me interes të përbashkët”, shprehej midis të tjerave Emil Boc.

Gjithashtu kryeministri rumun Emil Boc,  shpreh dëshirën për bashkëpunimin ekonomik, duke shprehur angazhimin për përpjekje të përbashkëta, për të tejkaluar sfidën e rënies së ekonomisë globale, përmes rritjes së kontakteve në nivele të ndryshme. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›