E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalipi: “Buxheti i 2009-s, braktisje për sektorin e arsimit”



Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Dalipi, ka akuzuar qeverinë se me projektbuxhetin e saj për vitin 2009 e ka shtyrë në mëshirë të fatit një sektor të rëndësishëm si arsimi. Dalipi tha se qeveria e kryeministrit Berisha nuk mbajti premtimet e saj për të realizuar investime në sektorin e arsimit. Duke iu referuar tre viteve të kaluara të qeverisjes, deputeti socialist tha se investimet e realizuara kanë qenë shumë më pak nga ato që qeveria ka planifikuar dhe premtuar. Duke folur për buxhetin aktual, Dalipi tha se është e papranueshme që investimet e planifikuara nga qeveria të jenë në shumën modeste prej 0.2 dollarësh në ditë. “Në 2009-ën ka planifikuar 8.5 miliardë lekë. Në total, 22.1 miliardë lekë ose 7.2 dollarë në muaj ose 0.2 dollarë në ditë, për të paktën 750 mijë njerëz që duan të mësojnë. Ndaj asnjë nga premtimet e arsimit nuk mbahet dhe sot i kujtojmë angazhim-premtimet programore përpara se buxheti të marrë me vete ditën e enjte kartonët e radhës”, - tha Dalipi.

26 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›