E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD: Buxheti i 2009-ës, shprehje e dështimit të qeverisë



Partia Socialdemokrate e konsideron buxhetin e vitit 2009, të miratuar dy ditë më parë nga maxhoranca, si shprehje e qartë e dështimit dhe paaftësisë së qeverisë. Deputetja e PSD-së, Diana Çuli, tha se ky buxhet është një pasqyrë e ngadalësimit dhe rënies së zhvillimit të vendit të shkaktuar nga keqqeverisja. “Arritjet e një qeverie nuk maten me sa ndërtime janë bërë lart e poshtë, por me treguesit kryesorë siç janë rritja ekonomike, e cila në vend të 7% të premtuar do të mbyllet me 4% sipas parashikimeve të FMN-së. Matet me dyfishim të pagave e pensioneve, por në vend të tyre janë dyfishuar çmimet dhe është dyfishuar varfëria. Matet me sigurimin e nevojave bazë si uji dhe energjia – edhe ky premtim i bujshëm elektoral – por u dyfishua terri dhe uji me autobote. Çmimet e rritura të energjisë së munguar kanë varfëruar edhe më xhepin e shqiptarëve”, - tha Çuli. Deputetja e PSD-së theksoi se të vetmin tregues në rritje që pati qeveria në këtë vit ishte implikimi në aferat korruptive.

26 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›