Financimi i fushatave zgjedhore, Kodi vendos limitin 1 milion lekë
Katër kategoritë që nuk do t’u lejohet të dhurojnë para për subjektet zgjedhore. Si do të bëhet auditimi i financimeve që do të përfitojnë partitë politike
Shaban Sulçe
Kodi Zgjedhor, i miratuar së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë, ka përcaktuar shumën maksimale për financimin e subjekteve zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Nenit 89 të Kodit Zgjedhor, shuma e dhuruar nuk duhet të jetë më e madhe se 1 milion lekë. Të drejtën e dhurimit nga fondet jopublike do ta kenë vetëm personat fizikë ose juridikë vendas. Por gjithashtu edhe shtetasit shqiptarë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të kenë të drejtë të dhurojnë para për subjektet zgjedhore apo për kandidatët, sepse ata do të cilësohen persona fizikë vendas.
“Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime”, - thuhet në Kodin e ri Zgjedhor.
Mohimi i financimit
Në kapitullin e financimit të fushatave zgjedhore përcaktohen edhe kategoritë e personave që nuk do t’u lejohet të financojnë partitë politike apo kandidatët në fushatën elektorale. Sipas Nenit 89 u ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo çdo aksioner i tij nëse ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në dy vitet e fundit me
vlerë mbi 10 milionë lekë; nëse ushtron aktivitet në fushën e medias, nëse ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme apo nëse ka detyrime monetare ndaj buxhetit të shtetit ose ndaj çdo institucioni publik.
Regjistrimi i fondeve
Sipas Kodit të ri Zgjedhor, çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model
me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin qartë të dhuruesit. Në çastin e dhurimit,
dhuruesi nënshkruan një deklaratë ku zotohet se ai nuk ndodhet në një nga rrethanat e përcaktuara në Nenin 89 të këtij Kodi, (pra në kategoritë që nuk lejohet financimi) dhe mban përgjegjësi personale për deklarim të rremë. Forma dhe përmbajtja e deklaratës miratohet nga KQZ-ja dhe është e detyrueshme
për t’u nënshkruar në çdo rast dhurimi. Lista e personave që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë si dhe vlera përkatëse duhet të bëhet kurdoherë publike. Dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë duhet të bëhet
vetëm në një llogari të posaçme të hapur në një bankë nga subjekti zgjedhor. Përgjegjësi i financës së subjektit zgjedhor, jo më vonë se tri ditë nga fillimi i fushatës zgjedhore,
deklaron numrin e llogarisë bankare të hapur për këtë qëllim. Numri i llogarisë bankare për çdo subjekt politik publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre,
për një fushatë zgjedhore nuk duhet të kalojë 10-fishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike sipas Nenit 87 të këtij Kodi. Çdo shpenzim i kryer për fushatën zgjedhore dokumentohet dhe kryhet duke respektuar legjislacionin
tatimor në fuqi.
Auditimi
Në kapitullin e financimit të partive të Kodit të ri Zgjedhor i kushtohet një rëndësi e veçantë edhe mënyrës se si do të auditohen partitë politike për financimet që ato kanë përfituar gjatë fushatës elektorale. Kështu jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për çdo
subjekt zgjedhor, KQZ emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuarn të përzgjedhur sipas Nenit 92 të këtij Kodi, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara
dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore sipas këtij Kodi.
KQZ-ja mund të bëjë verifikime të të dhënave të raportit. Verifikimi mund të përfshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshëm, këqyrjen e dokumenteve që lidhen
me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse të subjektit zgjedhor që ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport.
26 Nentor 2008