Dalipi: Nga buxheti i shtetit shpenzojmë vetëm 463 milionë lekë dhe jo një miliard
02/03/2005 Qeveria reagon kundër deklarimeve të Berishës për shpenzimet administrative
Zëdhënësi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi, ka kundërshtuar dje pretendimet e opozitës për shpenzimet në administratën shtetërore. Sipas tij, nuk është e vërtetë që Buxheti i Shtetit për veprimtarinë e Këshillit të Ministrave jep mbi 1 miliard lekë, pasi kjo shumë arrin vetëm në 463 milionë lekë në vit. Pjesa tjetër e financimeve është në kuadër të një projekti të Bankës Botërore, i cili jepet në kuadër të reformës në administratë. "Eshtë deklaruar se Buxheti i veprimtarisë së Këshillit të Ministrave është mbi 1 miliard lekë. Sqaroj opinionin publik se Buxheti aktual i veprimtarisë së Këshillit të Ministrave është në shifrën rreth 463 milionë lekë. Për dijeni dhe informacion të saktë, edhe për të gjithë ata që keqpërdorin për qëllimet e tyre elektorale, logjikën e funksionimit të shifrave, sqarojmë se spekulimi bëhet në rastin konkret, me faktin se në Buxhetin e Këshillit të Ministrave përfshihet gjithashtu një projekt i financuar nga Banka Botërore, i cili kap shifrën 530 milionë lekë, financimi i huaj për reformën në administratën publike. Natyrshëm që kjo shumë përfshihet në Buxhetin e Këshillit të Ministrave për efekt klasifikimi, prej tre vjetësh që vazhdon ky projekt, por nuk është financim i Buxhetit të Shtetit, por siç e thashë më lartë, i Bankës Botërore", tha Dalipi. Sipas zëdhënësit të Qeverisë, rritja e numrit të institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave ka ardhur si pasojë e detyrimeve kushtetuese që përcakton ligji. "Nëse Departamenti i Administratës Publike kishte një drejtori me 4-5 persona dhe emërimet bëheshin nga partia shtet, sot ai është një departament me një rol shumë të rëndësishëm për administratën publike, me rreth 20 punonjës, që administron integrimin në shërbimin civil, të ekspertëve, në bazë të nivelit profesional dhe arsimimit përkatës. Po ashtu, sot kemi 8 ente në varësi si, Komitetin e Kulteve, Komitetin e Minoriteteve, Inspektorati i Instituteve Private të Pensioneve, Grupi i Mbikëqyrjes, Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave etj., që janë pjesë e reformës institucionale edhe në kuadër të integrimit", tha Dalipi. Sipas tij, pretendimi i ngritur se shkurtimi i 4 ministrive do të kursente 5 miliardë lekë është absurd, pasi për çdo ministri ka një kosto administrative vjetore prej 200 milionë lekësh, pra në total katër ministritë shpenzojnë rreth 800 milionë lekë dhe jo aq sa pretendohet në deklarimet e liderit të opozitës.