E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS mbledh komisionin antikorrupsion

02/03/2005  Komisioni i politikave antikorrupsion, në Partinë Socialiste, ka paraqitur dje strategjinë elektorale të kësaj partie për 4 vitet e ardhshme. Kryetari i këtij komisioni, njëkohësisht dhe ministri i Shtetit për Koordinim, Marko Bello, ka renditur disa nga objektivat që PS-ja synon të realizojë gjatë vitit 2005. Rishikimi funksional dhe strukturor të funksioneve të Ekzekutivit do të jetë njëra prej sfidave që parashtron PS-ja për thellimin e reformave institucionale. Ndërkohë që PS-ja ka përgatitur planin e ri të veprimit për vitin 2005-2007, duke iu referuar rekomandimeve të Departamentit amerikan të Shtetit dhe strukturave partnere në BE. Ky plan synon rritjen e përgjegjësisë së strukturave shtetërore për luftën kundër korrupsionit. Në këtë luftë gjithashtu synohet një pjesëmarrje më e madhe dhe aktive e Shoqërisë Civile. Bello i ka dhënë përgjigje zërave të opozitës për programet e saj në të njëjtat fusha. Sipas tij, "PS po punon për të ndërtuar jo për të shkatërruar me gjoja programe dhe projekte të papara. Mazhoranca di të mbajë përgjegjësitë dhe korrigjon veten, kjo edhe në kushtet e mungesës së një opozite konstruktive", tha Bello.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›