Pëllumbi takim me raporterët e KE-së për reformën ligjore
.jpg)
02/03/2005 Përmirësimet në Kodin Zgjedhor dhe ndarjen zonale vlerësohet nga Këshilli Evropës
Raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kanë zhvilluar dje një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi. Gjatë bisedimeve me kreun e Kuvendit, dy bashkëraporterët, Jerzy Smoravincki dhe Suran Sandergaard, të KE-së, kanë vlerësuar bashkëpunimin e Shqipërisë për ecurinë e proceseve demokratike në vend. Në këtë kuadër është vlerësuar veprimtaria parlamentare në procesin ligjvënës, veçanërisht në rolin që ka Kuvendi për kontrollin mbi Ekzekutivin shqiptar. Raporteri Smoravincki ka vlerësuar punën e komisionit për reformën zgjedhore, duke theksuar se "Këshilli i Evropës shpreson në realizimin e një procesi zgjedhor, sipas gjithë standardeve të kërkuara". Nga ana e tij, Pëllumbi theksoi se "ka përmirësime të veprimtarisë parlamentare. Rregullorja e re e Kuvendit ka krijuar hapësira të reja për të rritur efektivitetin e kontrollit parlamentar". Gjatë bisedimeve është përshëndetur marrëveshja më e fundit për ndarjen e zonave elektorale. Sipas Pëllumbit, "Kuvendi përfundoi gjithë infrastrukturën ligjore për zgjedhjet. Kjo infrastrukturë është arritur me konsensus të gjerë dhe garanton zgjedhje të lira e të drejta sipas standardeve demokratike". Gjithashtu, kreu i Kuvendit i ka njohur raporterët me miratimin e një sërë ligjesh të rëndësishme nga parlamenti. Sipas Pëllumbit, "miratimi i ligjit për funksionimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ka një rol të ndjeshëm në luftën kundër trafiqeve dhe korrupsionit". Ligji mbi kontrollin e pasurive të politikanëve dhe nëpunësve të lartë të shtetit, sipas Pëllumbit, ka realizuar realisht verifikimin e pasurive. Raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë takimeve që do të zhvillojnë sot, do të përqëndrohen në marrjen e të dhënave, që kanë të bëjnë me paraqitjen e një raporti mbi Shqipërinë në BE.