Topalli: Të rinjtë të qëndrojnë në KOP, ose të hyjnë në parti
02/03/2005 Nis diskutimi për ndryshimin e statutit mbi kandidimin e kryetarit të PD-së
Zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së do të ketë të tjera kritere në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, që do të zhvillohet më 23 dhe 24 prill 2005. Modeli që pritet të implementohet për herë të parë në garën për lidershipin, parashikon që kandidati të paraqitet në garë para delegatëve së bashku me stafin, apo sekretarët, që do të drejtojë partinë. Deri më tani, për zgjedhjen e kryetarit të PD-së është ndjekur garimi me procedurë individuale. Nënkryetrja e PD-së, Jozefina Topalli, tha dje se ndryshimet në statut parashikojnë dhe ndryshimin e kritereve për garën e kryetarit të partisë. “Për këtë çështje janë menduar disa modele. Ka disa raste kur secili prej atyre që kërkon të kandidojë për postin e kryetarit duhet të konkurrojë me stafin e tij. Mendoj se është diçka shumë interesante, sepse do t'i jepte mundësi anëtarëve të PD, por edhe qytetarëve të tjerë që të shihnin këtë staf. Kjo adoptohet kur konkurrenca përfshin disa kandidatura dhe bën ndarjen midis platformës, stafit dhe ekipit të punës së tij, që të plotësojnë lidershipin e çdo partie”, tha Topalli. Sipas saj, konkurrenca e stafeve do të sillte dhe mundësi më të mëdha alternativash në drejtimin e partisë. Por, duket se konkurrimi për strukturat drejtuese të partisë do të shfaqë probleme për anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave. Topalli thotë se, në rast se këta të fundit do të konkurrojnë për strukturat drejtuese të partisë, atëherë do t'u duhet të heqin dorë nga KOP, pasi kjo është një strukturë teknike brenda partisë. “Ata persona që janë në KOP do të vazhdojnë të jenë aty. Por, nëse do të kërkojnë që të konkurrojnë për strukturat drejtuese të partisë, do të duhet të largohen nga KOP. Sepse ky organizëm është konceptuar si një strukturë teknike në vargun e modelit të partive të djathta në Francë”, tha Topalli.