Shqipëria riaplikon në llogarinë e mijëvjeçarit

02/03/2005 Tre projektet
-Forcimi i strukturave të Agjencisë së Prokurimit Publik, për t'i prerë rrugë abuzimeve me fondet publike.
- Krijimi i Qendrës Kombëtare të Biznesit për të kufizuar në minimum hapësirat për afera korruptive
- Krijimi i Qendrës së Mbledhjes së Taksave në Tiranë, për të rritur të ardhurat në Buxhetin e Shtetit
Sfida e Mijëvjeçarit është një projekt i departamentit tw shtetit tw SHBA-së për ndihmën e vendeve në zhvillim. Projekti do të realizohet deri në vitin 2015, ndërsa synon uljen e nivelit të varfërisë, rritjen ekonomike të vendeve të prapambetura, luftën kundër AIDS dhe sëmundjeve të tjera. Shqipëria ka aplikuar për dy projektet e mëparshme, por është skualifikuar për mosplotësim kushtesh. Në përgjigjen zyrtare, të ardhur pak muaj më parë, është theksuar se Shqipëria e kalon kuotën e parashikuar për nivelin minimal të të ardhurave. Ndaj dhe nuk mund të përfitonte nga granti për shtetet e varfër. Gjithsesi, administrata tashmë ka përgatitur tre projekte, që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe mbledhjes së taksave. Projekti fillestar kap vlerën e 10 milionë dollarëve, ndërsa hap rrugën për fitimin e granteve të tjerë.
Qendra e Biznesit, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Mbledhja e Taksave, propozimet e vendit tonë për grantin
Sfida. Tre projekte për të fituar grantin e SHBA-së prej 10 milionë dollarësh
Shqipëria do të aplikojë për herë të tretë në Bordin e Llogarisë Sfida e Mijëvjeçarit. Qeveria shqiptare ka nisur punën për hartimin dhe përgatitjen e tre projekteve të rëndësishme në drejtim të luftës kundër korrupsionit, për të qenë kandidate fituese e llogarisë së mijëvjeçarit. Ministri i Shtetit për Koordinim, Marko Bello, ka prezantuar projektet, me të cilat qeveria shqiptare, nën drejtimin e mazhorancës socialiste, do të përgatisë politikat kundër korrupsionit. Projekti aktuali i sfidës së mijëvjeçarit kap shifrën e 40 milionë dollarëve. Kandidatë përkrah Shqipërisë në këtë sfidë janë dhe 6 shtete të tjera. Shtetet fituese do të marrin grante që kapin vlerën prej 10 milionë dollarësh. Kjo do t'i japë të drejtën për të aplikuar në vitin 2006, në programe që kapin vlerat e 2 miliardë dollarëve.
Projektet
Qeveria shqiptare, sipas ministrit Bello, "shumë shpejt do të realizojë projekte në forcimin e strukturës së Agjencisë së Prokurimit Publik, dhe do të synojmë që ta kthejmë atë në një barrierë të pakapërcyeshme për të gjithë ata zyrtarë, që tentojnë të hyjnë në afera korruptive dhe në marrëdhënie të dyshimta më biznesmenë". Sipas ministrit, "në këtë mënyrë do t'i pritet rrugë abuzimeve me fondet publike". Projekti i dytë synon krijimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Krijimi i kësaj qendre do të ngrihet në bazë të parimit të sportelit unik me impakte direkte, për të thjeshtëzuar procedurat dhe kohës së kërkuar për hapjen e një biznesi. Bello tha se "realizimi i këtij projekti synon të kufizojë në minimum hapësirat për afera korruptive, duke synuar nga ana tjetër rritjen e cilësisë së shërbimeve publike". Projekti i tretë, me të cilin Shqipëria do të aplikojë në Llogarinë e sfidës së mijëvjeçarit, konsiston në krijimin e Qendrës së Mbledhjes së Taksave në Tiranë. Ministri i Shtetit, lidhur me këtë projekt, theksoi se "krijimi i kësaj qendre do të bëhet sipas një koncepti modern, i cili do të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit. Kjo do të realizohet përmes zgjerimit të bazës së vjeljes së taksave dhe përmirësimit të ndjeshëm të shërbimeve ndaj biznesmenëve". Me këto projekte, qeveria shqiptare synon të krijojë impakte konkrete në luftën kundër korrupsionit, përmirësimit të klimës së biznesit dhe rritjes së besimit publik ndaj institucioneve të shtetit.
Deklarata
Përveç sfidës së mijëvjeçarit, qeveria dhe mazhoranca socialiste, sipas ministrit Bello, mbetet e angazhuar për të zhvilluar reformat në administratën publike, "për krijimin e kapaciteteve për zbatimin dhe monitorimin e reformave shumëplanëshe sektoriale". Gjithashtu, ministri i Shtetit thekson se "pas ndërtimit dhe vënies në funksion të institucioneve të shtetit ligjor, ambicia për 4 vitet e ardhshme është konsolidimi i tyre, rritja e eficencës dhe arritja e rezultateve konkrete", tha Bello.