E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi: ”Kujdes me miratimin e ligjeve! Mos i kaloni si fasada”



Nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, kërkoi dje në seancën plenare të pasdites që Parlamenti të jetë më i përgjegjshëm në miratimin e ligjeve. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Shqipëria është kritikuar në raportet e Bashkimit Europian për këtë çështje pasi Parlamenti ka miratuar ligje me nxitim të madh. “Në momentin kur jemi kritikuar nga raportet e ndërkombëtarëve, ne miratojmë në një kohë rekord ndryshime të mëdha kushtetuese”, - tha Xhufi. Nënkryetari i LSI-së Xhufi tha më tej se LSI kërkon një përgjegjshmëri në lidhje në këtë çështje pasi miratimi i ligjeve është një diçka delikate dhe nuk duhet kaluar në një kohë rekord sikur të ishin thjeshtë fasada. Sipas Xhufit, më vonë vendi mund të ndjejë pasoja të rënda në rast se miratohen ligje të pamenduara. Ndërkohë numri dy i LSI-së kritikoi përsëri partitë e mëdha për ndryshimet në Kushtetutë të cilat sipas kësaj force politike, këto ndryshimi nuk duhej të ishin miratuar pa një konsensus më të gjerë dhe diskutime me profesionale.

Balla: ”Varfëria ka arritur kulmin në vend”

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë seancës së djeshme parlamentare, është shprehur se në Shqipëri varfëria po rritet kryesisht në zonat rurale. Balla u shpreh se sipas një raporti të Bankës Botërore, rreth 46 për qind e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Pjesë ma e madhe e tyre sipas Ballës, jetojnë në fshat. “Ju u thoni fshatarëve të mbjellin tokën por fshatarët as që kanë interes ta mbjellin”, - tha Balla duke shtruar se fshati në Shqipëri është në një gjendje mizore. Deputeti socialiste ka kritikuar më tej qeverisë pasi sipas tij po bëhet vërtet pak në lidhje me uljen e varfërisë në vend. Balla tha se qeveria nuk ka asnjë nisëm në lidhje me uljen e varfërisë, sidomos në zonat rurale ku edhe atë pak tokë që disponojnë fshatarët, nuk kanë as leverdinë në të vogël që ta kultivojnë. Balla kërkoi një vëmendje më të madhe për fshatin nga ana e qeverisë.

Autoriteti i Konkurrencës, lexohet raporti vjetor përpara deputetëve

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, ka lexuar ditën e djeshme, gjatë seancës parlamentare, raportin mbi punën e këtij institucioni gjatë vitit 2007. Viti i kaluar ka gjënë i ngjeshur për Autoritetin, i cili ka shënuar numrin më të madh të gjobave që u javë vendosur bizneseve si dhe numrin më të madh të proceseve gjyqësore të nisura. Ajo që të bie në sy është që Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur edhe objektivat për vitin 2009 si dhe synimet që kërkon të ndërmarrë në vëzhgimin e tregun dhe penalizimin e bizneseve abuzuese. Autoriteti i Konkurrencës ka përcaktuar si objektiv kryesor një hetim të përgjithshëm në sektorin e energjisë dhe kjo mbetet sfida kryesore përgjatë këtij viti. Autoriteti i Konkurrencës ka pasur disa raste të bujshme kontrolli ku ka vendosur gjoba mbi kompani të telekomunikacionit, betonit, bukës etj. Rasti më perfekt se si thyet ligji në vend u has në qytetin e Fierit ku u vu re se të gjithë prodhuesit e bukës ishin bërë njësh në çmim. Autoriteti hasi në Fier tek tregtarët e vegjël se fiksuan çmimin e bukës në mënyrë masive në shitje me 100 lekë dhe rriteshin çmimet e llojeve të tjera të bukës me rreth 17 për qind. Marrëveshja, që hyri në fuqi që me datë 18 gusht të vitit të kaluar, përbën një shkelje të rëndë të konkurrencës, pasi grupimi i ndërmarrjeve eliminon konkurrencën midis tyre duke fiksuar çmimin e shitjes, veprim që bie ndesh me ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.

30 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›