Heqja e imunitetit të deputetëve, PD-ja kërkon mbështetjen e PS-së
Deputetët e PD-së kërkojnë që opozitarët të mbështesin nismën. Zogaj: ”Opozita ka topin në fushën e vet përsa i përket heqjes së imunitetit”
Erald Kapri
Deputetët e Partisë Demokratike kanë bërë publike nismën e tyre si dhe kanë kërkuar nga opozita që të mbështesë miratimin e projektligjit që i zhvesh deputetët nga imuniteti. Zhvillimet më të fundit politike si dhe ngjarjet e pakëndshme në fshatin Gërdec kanë bindur Grupin Parlamentar të PD-së që të hedhë në lojë një kartë nën mëngë. Partia Demokratike ka ridërguar në Kuvend projektligjin për kufizimin e imunitetit të deputetëve, pavarësisht se ky projektligj u rrëzua kohë më parë nga opozita, e cila ishte e bindur se po kërkohej të sulmoheshin deputetët e saj. Konsensusi i fundit mes palëve, ku si rezultat ndodhën 11 amendime të rëndësishme kushtetuese, ka bërë optimiste PD-në se do të mbështetet edhe kjo nisëm nga deputetët e opozitës. Optimizmi i maxhorancës për miratimin e projektligjit, i cili kërkon tre të pestat e votave të Kuvendit, ka ardhur edhe nga deklaratat e përfaqësuesve të opozitës, të cilët janë shprehur se presin kërkesa të tjera nga ana e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetëve.
Rikthimi
Në emër të Grupi Parlamentar të PD-së, deputeti Preç Zogaj i bëri thirrje opozitës që të miratojë projektligjin në mënyrë që deputetët të përgjigjen për çdo probleme përballë organit të Akuzës në rast se ky i fundit e kërkon. “Tashmë ka ardhur koha që në Parlament të paraqitet projektligji për heqjen e imunitetit të deputetit”, - tha Zogaj, duke shtuar se kjo nismë do t’i hapte rrugën një transparence. “Është rasti që t’i kthehemi këtij propozimi dhe në këtë rast opozita ka topin në fushën e vet përsa i përket heqjes së imunitetit të deputetëve, cilitdo krahu politik t’i përkasin ato. Ne nuk dëshirojmë që të përdorim vetëm votën tonë për të bërë një veprim që duhet të zgjidhet me konsensus. Opozita ka kundërshtuar këtë kërkesë tonën duke menduar se me zhveshjen nga imuniteti po kërkohej hapja e rrugës për hetimin për ta, por jeta politike e ka treguar qartë se deri më tani dy kërkesa për zhveshje nga imuniteti janë për deputetët tanë”, apeloi Zogaj. Gjithsesi, deputeti i PD-së tha se përsëri mund të gjenden mekanizma ligjore që deputetët të ketë një imunitet por jo të pacenueshëm siç e zotërojnë aktualisht. “Personalisht nuk jam për një zhveshje të plotë të deputetit nga imuniteti, por në mënyrë të pjesshme të tij. Ju e dini që maxhoranca ka paraqitur një projekt për çështjen e imunitetit, që kishte në thelb ruajtjen e imunitetit në rastin kur kërkohet autorizim për arrest dhe heqjen dorë nga imuniteti kur kërkohet autorizim për hetim, dhe ne vazhdojmë të jemi akoma në këtë vendim”, - u shpreh Zogaj.
Projektligji
Projektligji për kufizimin e imunitetit të deputetëve tashmë ka shkuar edhe një herë në sirtarët e Kuvendit, ku pritet diskutimi i ti. Gjithsesi, ndryshe nga propozimi i projektligjit të parë, nisma e dytë e PD-së për këtë çështje ka pasur modifikime duke ndryshuar disa pika të projektligjit, duke e bërë projektligjin më agresiv. Në këtë projektligj është hequr fjala “72 orë”, e cila kishte të bënte me kohën kur fillonte ndjekja penale e një deputeti. Duke iu referuar projektligjit, fillimi i ndjekjes penale të një deputeti mund të bëhet jo më herët se 72 orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim kryetarit të Kuvendit dhe deputetit subjekt hetimi nga prokurori i Përgjithshëm. Kryetari i Kuvendit vë në dijeni Kuvendin për kërkesën e prokurorit të Përgjithshëm në seancën më të parë plenare. Kjo përbën edhe nenin dy të projektligjit, i cili është ndryshuar duke e bërë që fillimi i ndjekjes penale të një deputeti mund të bëhet jo më herët se orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim kryetarit të Kuvendit dhe deputetit subjekt hetimi nga prokurori i Përgjithshëm. Ndërkohë, Komisioni i Venecias sugjeroi që kufizimi i imunitetit të deputetit të votohet me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, sipas nenit 81. Ky komision, përmes një letre drejtuar autoriteteve shqiptare, mbështeti nismën për kufizimin e imunitetit të deputetëve në rast të gjykimit për korrupsion, por ky institucion bëri të ditur se për këtë nismë duhet konsensus në Parlament.
30 Prill 2008