Dallgët vonojnë tragetet
Moti i keq dhe deti i trazuar kanë shkaktuar probleme në pikën e kalimit kufitar të portit të Vlorës. Dallgëzimi i detit 6-7 ballë dhe era e fuqishme nga 25 m/sek deri në 30 m/sek ka bërë të pamundur ankorimin e njërit prej trageteve të linjës Vlorë-Brindisi për disa orë. Ndërkohë janë imbarkuar për të udhëtuar drejt Italisë rreth 1100 pasagjerë dhe 200 automjete, të cilët kanë prenotuar për sot udhëtimin. Pavarësisht motit të keq emigrantët kanë kërkuar të udhëtojnë me tragete, për të mos humbur ditët e punës në shtetin fqinj.