E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretet dhe misteret e gjumit

Disa nga liderët më të mëdhenj të
botës, nga Napoleon Bonaparti,
Çurçilli, Klintoni apo Teçeri,
thuhet se fl inin maksimumi 6 orë në
24 orë. Ndërkohë, një adoleshent e ka
të vështirë që të çohet nga shtrati pa
fjetur minimalisht 10 orë. Ndërsa bebet
e sapolindura kalojnë 18 orë, sigurisht
që të marra së bashku. Për sa u përket
personave të moshuar për ta është e
vështirë që të vënë gjumë në sy për më
tepër se 6 orë në ditë, edhe pse shpesh
pagjumësinë e natës e kompensojnë
me dremitjet e pasdites. Gjumi si edhe
elementet e tjera është thelbësor dhe
shumë i rëndësishëm për jetën. Edhe
kafshët fl enë gjatë 24- orëshit të tyre dhe
madje një nga torturat më të mëdha që
mund t‘i bëhet një njeriu është që ta lësh
pa gjumë. Por pyetja më e rëndësishme
që nuk ka marrë ende përgjigje është:
për sa gjumë kemi nevojë ne?
Disa ndihen të lumtur me vetëm
4 orë gjumë, të tjerë me 6 dhe të tjerë
duan patjetër që të fl enë mbi 7 orë për
të qenë të kthjellët gjatë ditës dhe për ta
rimarrë veten. Cilat janë orët që duhet
të kalojmë në gjumë për të pasur një
trup dhe mendje të shëndetshme dhe
a ndryshon vërtet kjo sasi e gjumit mes
grupmoshave dhe njerëzve?
Një studim i fundit në lidhje me gjumin
ka nxjerrë në dritë që disa njerëz
kanë pësuar një mutacion gjenetik
në një gjen që duket se luan një rol
shumë të rëndësishëm në caktimin e
orëve të gjumit për qeniet njerëzore.
Shkencëtarët kanë studiuar një familje
të madhe në Kaliforni dhe zbuluan
se mamaja dhe e bija e saj kishin një
zakon. Ato çoheshin në orët e para të
mëngjesit dhe kjo pa ndonjë efekt të
keq të dukshëm. Zakonisht ato binin
për të fjetur në 10.30 dhe çoheshin në
4.00. Studiuesit morën mostra gjaku
nga e gjithë familja dhe analizuan
ADN-në e tyre për të zbuluar ndonjë
gjurmë të çrregullimit dhe vunë re se
ato kishin pësuar një mutacion në një
gjen të njohur si hDEC2, që është i
njohur për ndikimin edhe në gjenet e
tjera dhe lidhet mbi të gjitha me ndikimin
që ka për të kontrolluar gjumin.
Anëtarë të tjerë të familjes që bënin
një gjumë të gjatë nuk e kishin pësuar
këtë mutacion. Ata flinin rregullisht 8
orë në ditë, në vend të 5 orëve që flinin
mamaja dhe vajza. Për të qenë të
sigurt se hDEC2 ka të bëjë vërtetë me
kohëzgjatjen e të gjumit, shkencëtarët
futën me shumicë gjenin në fjalë në
një mi dhe panë se ai nisi të kishte të
njëjtat zakone, si edhe gratë, pra të
flinte shumë pak. Sipas shkencëtarëve,
në trupin tonë ka një sistem që na
dikton se sa nevojë për gjumë kemi.
Por ajo që shkencëtarët nuk e dinë
është se si arrihet në këtë përfundim.
Por sipas studimit doli në pah se njerëz
të ndryshëm kanë nevoja të ndryshme
për gjumë. Në vitin 1999 shkencëtarët
identifikuan ekzistencën e një gjeni,
ose më saktë ndryshimin mutacional
brenda një gjeni. Ky ndryshim kodicionon
kohën që kalojmë në gjumë,
zakonin për të fjetur herët, apo për
t‘u çuar vonë. Në bazë të këtij zbulimi
u bë një klasifikim në lidhje me grupmoshat
dhe orët përkatëse të gjumit që
ka nevojë secila prej tyre. Gjumi është
një produkt i ritmit kardiak dhe e një
faktori tjetër kontrolli që mat sasinë
e gjumit që bëjmë. Kur kemi nevojë
për gjumë mekanizmi na bën që të
flemë, ndërsa kur nuk kemi nevojë
për gjumë po i njëjti mekanizëm na
bën që të çohemi. Ajo çka tashmë
dihet është se sasia e gjumit që bëjmë
është nën kontroll të vazhdueshëm
gjenetik dhe këta faktorë gjenetikë
mund të jenë në pjesën më të madhe
të trashëgueshëm, por edhe të fi tuar
përmes mutacioneve të ndryshme. Por
pavarësisht të gjitha zbulimeve, bota e
gjumit dhe e rregullimit të tij është një
botë e gjitha për t‘u zbuluar.

SHTATË MOSHAT E GJUMIT
1. Gjumi te të sapolindurit ndodh gjatë gjithë ditës, por ndjek një cikël të çrregullt.
2. Bebet mes 3 dhe 11 muajve të parë të jetës zakonisht nisin të fl enë ca orë
edhe natën.
3. Të miturit mes 1 dhe 3 vjeç kanë nevojë për 12 deri në 14 orë gjumë dhe
dremitje të vogla gjatë ditës
4. Fëmijët e moshës parashkollore nisin të kenë ankthe dhe frikë gjatë natës
5. Problemet me gjumin te fëmijët e moshës 12 vjeç kanë të bëjnë me televizorin
dhe kompjuterin
6. Adoleshenca lidhet me orët e gjata të gjumit dhe mendohet se kjo është e
nevojshme për zhvillimin
7. Sa më shumë kalon mosha, aq më pak fl enë njerëzit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›