Dan Brown, "Të përndriturit", 400 vjet hakmarrje ndaj Vatikanit...

16/04/2005 Një tjetër best-seller i Dan Brown është sjellë sërish në gjuhën shqipe "Engjëj dhe djaj". Pas "Kodit të Da Vinçit", një tjetër vepër, ku në epiqendër ndodhet Vatikani, vëllazëria sekrete "Iluminati", si edhe një histori dashurie. Në një intervistë, autori tregon "sekretet" e frymëzimit të tij, lidhjen e tij të ngushtë me ndodhitë "sekrete", por nuk harron të sqarojë se librat e tij nuk janë aspak antikatolikë, madje, as antifetarë, por që gjithsesi bazohet në fakte që vijnë nga vetë Vatikani.
"Engjëj dhe djaj" merr frymëzimin nga një vend i çuditshëm. Çfarë ndodh?
Isha për një tur në qytetin e Vatikanit, ku vizitova një tunel që quhej "passetto", një kalim sekret i përdorur nga papat e dikurshëm për të shpëtuar nga ndonjë rrezik i mundshëm. Sipas ciceronit që na shoqëronte, një nga armiqtë më të egër dhe të më vjetër të Vatikanit ishte një vëllazëri sekrete e quajtuar "Iluminati", të "ndriçuarit", një kult i vjetër shkencëtarësh, të cilët dëshironin të hakmerreshin kundër Vatikanit, si ndëshkim ndaj këtij të fundit për krimet e kryera ndaj shkencëtarëve, si Galielo dhe Koperniku. U mrekullova duke imagjinuar këtë ngjarje: një vëllazëri antifetare, duke vepruar në katakombet e Romës. Dhe, kur shoqëruesi ynë shtoi se historitë moderne besojnë se "Iluminati" është aktiv edhe në ditët tona, si një nga organizatat më të fuqishme, me ndikim shumë të madh në të gjitha politikat globale sot, e dija që kisha rënë në kurth... Duhej të shkruaja një triller për "Iluminatin"...
Përse shumica e njerëzve nuk dinë gjë për "Iluminatin"?
Vëllazëri sekrete si ajo bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të qëndruar sekrete. Megjithatë shumë raporte të shërbimeve sekrete janë shkruar mbi këtë vëllazëri, madje, disa edhe janë botuar. Teoritë konspirative mbi "Iluminatin" përfshijnë edhe infiltrime në Parlamentin anglez dhe Thesarin e Shtetit të SHBA-së, një bashkëpunim sekret me Masonët, lidhje edhe me kulte satanike të kamufluar, madje, edhe një plan për një Rend të Ri Botëror, deri edhe në zbatimin e planit të tyre të vjetër për të shkatërruar qytetin e Vatikanit. Të ndash faktet dhe fantazinë në lidhje me "Iluminatin" është një gjë shumë e vështirë, për shkak të trillimeve të shumta, në lidhje me këtë vëllazëri. Disa teoricienë pretendojnë se, kjo sasi e madhe keqinformuese vjen nga vetë "Iluminati", si një përpjekje për të fshehur, në fakt, ndonjë të vërtetë që ka dalë në sipërfaqe.
Libri juaj flet edhe për një element grafik të padëgjuar, por edhe që nuk është përdorur asnjëherë më parë, as në shkencë dhe as në fantazitë artistike...
Ah, ambigramet. Shumë janë përpjekur në shkrimet e tyre të drejtojnë pyetjen, si janë krijuar këto simbole. Ambigramet janë fjalë të vizatuara për t'u lexuar identikisht nga krahu i djathtë lart dhe vazhdon zbret poshtë. Eshtë një teknikë artistike e lashtë, e cila ilustrohet dukshëm në misteret e "Engjëj dhe djaj". Ambigramet mund të jenë shumë dekurajuese kur i sheh për herë të parë dhe, pothuajse kushdo që i sheh ambigramet në kopertinën e librit, qëndron për minuta të tëra duke e rrotulluar librin në duar, sa nga njëra anë në tjetrën, me habi. Kjo është një dredhi e botuesit, që lexuesi i një romani triller të zihet në grackë.
Romani juaj fillon brenda jetës së vërtetë të një shoqërie shkencore zvicerane të quajtur "CERN" (KEKB)...
"CERN" është Këshilli Evropian i Kërkimeve Bërthamore, qendra më e madhe kërkimore shkencore në botë. Kjo qendër ndodhet në Gjenevë të Zvicrës dhe punëson mbi 3 mijë nga shkencëtarët më të mirë të botës. Ajo ndodhet nëntokë dhe së bashku me aksesorët e saj është rreth 16-17 km e gjatë, me drejtim nga Franca.
Antimateria luan një rol kryesor në romanin tuaj dhe tingëllon jashtëzakonisht tmerruese. A është ë vërtetë anitmateria?
Absolutisht po. Antimateria është burimi i fundit i energjisë. Ajo lëshon një energji me efikasitet 100%, ndërkohë që energjia nukleare ka një eficensë 1.5%. Ajo është 100 mijë herë më e fuqishme se lënda djegëse që përdorin anijet kozmike. Vetëm një gram i saj përmban një energji të barabartë me një bombë atomike 20 kiloton, aq sa bomba që u hodh mbi Hiroshima. Për më tepër është edhe një ekspoliziv shumë i fuqishëm, si edhe një lëndë ekstremisht e paqëndrueshme dhe hyn në veprim të menjëhershëm me gjithçka..., madje, edhe me ajrin. E vetmja mënyrë për mos ta lënë të hyjë në reaksion, është të mbahet nën presionin e një fushe elektromanjetike, brenda një ene tërësisht boshe. Në rast se fusha humbet, humbet edhe antimateria. Rezultati...?! Një përzierje materie-antimaterie "perfekte", të cilën e quajnë "anihilacion" (asgjësim). KEKB-i, tashmë prodhon rregullisht sasi të vogla antimaterje, në lidhje me kërkimet e tyre për energjinë e së ardhmes. Antimaterja mban premtimet themelore; nuk krijon ndotje apo rrezatim radioaktiv dhe, një pikë e vetme mund ta furnizojë me energji qytetin e NjußJorkut, për 24 orë. A do ta shpëtojë botën kjo teknologji e re, apo do të përdoret për të prodhuar armët më vdekjeprurëse të krijuara deri më sot?
A është e vërtetë se në kohën që kërkonit për të ndërtuar ngjarjet e këtij romani keni patur edhe një takim me Papën?
Po, megjithëse hezitoj të përdor fjalën takim, pasi nuk mund të quhet e saktë. Unë nuk u ula të flas me të, duke pirë çaj. Isha me shumë fat, pasi munda të realizoj atë çka quhet një "takim gjysmë-privat", i cili ndodh në një dhomë speciale të Vatikanit. Papa doli jashtë nga selia e tij dhe komunikoi me grupin, në të cilin isha edhe unë. Ai u lut për ne dhe na bekoi.
Si është e mundur që e gjithë simbologjia e „Iluminatit“ të ndodhet në monedhën më të fuqishme të botës?
Simbologjia sekrete që ndodhet pas një dollarëshit amerikan është një burim kërkimesh për simbologjistët modernë. Vizatimi i bërë për herë të parë nga Charles Thomson u prezantua në thesarin e SHBA-së, në vitin 1940, kur vëllazëria "Iluminati" ishte përhapur dukshëm nga Evropa në SHBA, duke u infiltruar në vëllazërinë e "Freemasons" (Masonët e lirë). Në atë kohë, shumë masonë kishin poste të larta zyrtare. Zv.presidenti Henry Wallace ishte njëri prej tyre dhe shumë akademikë, tashmë besojnë se dizenjimi i "Great Seal" (një dollarëshi) ishte ndihmuar të dilte në skenë nga Wallace. Ai e mori këtë vendim ose si një iluminist i fshehtë, ose pa dashje, i influencuar nga ndikimi i tyre. Këtë askush nuk do ta dijë me saktësi, por ajo që dihet është fakti se, ishte pikërisht Wallace që bindi Presidentin Rusvelt për përdorimin e vizatimit.
Si "Kështjella elektronike" ashtu edhe "Engjëj dhe djaj", janë ndërtuar me bazë vende sekrete, agjenci spiunazhi të kamufluar, teori konspirative, teknologji tepër sekrete. Nga e siguroni gjithë këtë informacion?
Kam mbetur në mënyrë konstante i mahnitur nga fakti se sa e lehtë është të gjesh gjithë këtë informacion "sekret", mjafton të dish se si ta kërkosh. Dispozita për Lirinë e Informacionit është pa dyshim një burim i madh. Së pari, pasi ajo të çon në individë të caktuar, që janë njohës shumë të mirë të një fushe të caktuar, të cilët shpeshherë kanë dëshirën të flasin për atë ç'ka dinë. Në shumë raste, ata nuk kanë problem t'u përmendësh emrin, por në disa raste, në varësi të asaj që të tregojnë, ata nuk duan të përmenden në libër. Rastësisht, kërkimi mund të jetë çështje e të ndeshurit të burimit kryesor. P.sh., detajet e përshkrimeve në "Engjëj dhe djaj" vijnë nga rituali i konklavës së Vatikanit, shumë prej të cilave janë marrë prej një libër të botur nga "Harvard University Press", një libër i shkruar nga një jezuit, i cili kishte intervistuar më shumë se 100 kardinalë, fakt që tregon qartë se unë, personalisht, nuk do të kisha kurrë as kohën dhe as lidhjet e duhura për të gjetur këtë informacion.
Në fakt, romani juaj është përshkruar si një "hakmarrje 400-vjeçare në vazhdimësi". Çfarë nënkuptoni me këtë?
Eshtë një fakt historik që "Iluminati" kërkon të hakmerret ndaj Vatikanit, në vitet 1600. Iluministët e hershëm, të kohës së Galileut, u dëbuan nga Roma prej Vatikanit dhe u përndoqën egërsisht. "Iluminati" ia "mbathi" dhe shkoi në Bavari, në vende të fshehta, ku filluan të miksoheshin me grupe të tjera refugjatësh, të përndjekur nga katolikët, si alkimistë, shkencëtarë, okultistë, myslimanë, hebrenj etj. Nga ky miksim lindi një "Iluminat" i ri. Një "Iluminat" i "errët". Një "Iluminat" thellësisht antikristian. Ata u bënë një grup tepër i fuqishëm dhe u rritën shumë, duke infiltruar struktura të fuqishme, duke përdorur rite misterioze, duke ruajtur sekretin deri në vdekje dhe duke u dëshiruar që një ditë të shkëlqejnë sërish dhe të hakmerren kundër kishës katolike. Ky roman është një triller për kryengritjen e shumëpritur prej iluministëve dhe hakmarrjen ndaj shtypësve të tyre..., por mbi të gjitha është një histori për Robert Langdon, simbologjistin e Harvard-it, që gjendet në mes.
Ju keni shkruar romane për shërbime sekrete dhe vëllazëri po kaq të fshehta. Ju interesojnë shumë sekretet?
Sekretet na interesojnë shumë të gjithëve besoj. Për mua, të shkruarit për materiale sekrete më mban të angazhuar në një projekt. Të kërkuarit dhe të shkruarit për gjëra sekrete më ndihmon të kujtoj vazhdimisht se sa zbavitëse është të "spiunosh" botë të padukshme, duke më motivuar që t'ia përcjell këtë eksperiencë edhe lexuesve.
"Engjëj dhe djaj" tregon shumë mbi Vatikanin. A jeni ndjerë i përndjekur?
Do të imagjinoja se diçka e kundërt do të ishte e pamundur, po jam ndjerë, por është e rëndësishme të kujtojmë se ky roman është, së pari, një triller, e së dyti, një histori dashurie. Eshtë e sigurtë që nuk është një roman anti-katolik e as antifetar. Shumë nga ngjarjet e romanit ndodhin në thellësi të botës së Vatikanit dhe është po kaq e vërtetë se informacionet faktike të përdorura burojnë nga vetë Vatikani.
Vepra e ardhshme?
Kam filluar punën për romanin e ri. Pasi kam shkruar për "Agjencinë Kombëtare të Sigurimit" dhe vëllazërisë klandestine të "Iluminatit", e ndjej veten shumë të presuar të rivij për lexuesit me një tjetër topik sekret. Për fat, kohët e fundit kam mësuar për një tjetër agjenci sekrete amerikane, akoma më sekrete se ajo që thamë pak më lart...