Patenta, 14 elemente sigurie për ta bërë evropiane

16/04/2005 Të gjitha procedurat e regjistrimit dhe të kontrollit janë brenda standardeve të BE
Rregulla për të pajisur me dokumente makinën dhe kritere për të qarkulluar, ka patur në Shqipëri që në 1920-ën. “Qerret me motor” lëviznin në rrugë duke zbatuar kodin rrugor të përbërë nga 10 nene. Kështu në llogaritë e regjistrave të kohës kanë qenë të regjistruara 960 makina të markave amerikane, franceze e gjermane dhe një pjesë e tyre angazhoheshin dhe në garat me makina, që zhvilloheshin në Korçë. Por sot, Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor i duhet të menaxhojë punën për të mbajtur nën kontroll një fluks qarkullimi prej 300 mijë makinash. “Ritmi vjetor i rritjes numëron 13 mijë makina në vit”, ka deklaruar gjatë analizës së punës së kësaj Drejtorie, Spartak Poçi, ministër i Transporteve. Brenda kësaj drejtorie kryhen të gjitha regjistrimet dhe kontrollet e mundshme për makina, që nga regjistrimi dhe targimi deri te lejet e qarkullimit dhe patentat. “Së shpejti do të hidhet në qarkullim patenta e re, e cila ka 14 elementë sigurie dhe plotëson të gjitha standardet e kërkuara nga BE-ja”, ka deklaruar Hysni Malko, drejtor i Lejeve të Drejtimit. Kështu, hë për hë, shoferët shqiptarë kanë të njehësuar patentën e tyre me Kosovën dhe Maqedoninë dhe pritet që patentën e re ta njohin dhe fqinjët grekë. “Që nga koha e ’97-ës, kur shumë nga drejtoritë u dogjën, duke prishur të gjithë materialin, për dhënien e patentave sot, mund të thuhet se është rikuperuar gjithçka dhe janë kryer të gjitha lejet e humbura”, është shprehur Malko në lidhje me procesin e dhënies së patentave. Kështu të gjithë shtetasit që kanë një makinë, janë të detyruar të kalojnë nëpërmjet kësaj Drejtorie, që funksionon brenda Ministrisë së Transporteve. Kështu, hapi i pare, pasi blenë një makinë, është të bësh regjistrimin ku makina merr targën dhe lejen e qarkullimit. Pas këtij momenti, makina duhet të çohet në Drejtorinë e Kontrollit Teknik, ku bëhet kontrolli teknik i makinës, i cili është i detyrueshëm për t’u bërë dy herë në vit. Ajo çfarë i mbetet një pronari është të jetë i pajisur me patentë dhe të paguajë dhe taksën e aksit për tonazh si dhe sigurimin vjetor të makinës. Pas këtyre formaliteteve, që pa dyshim vlejnë një grusht me para, pronari mund të qarkullojë lirshëm në rrugë, pa u shqetësuar nga policia. Kështu duket se rreth 300 mijë automjete që qarkullojnë në Shqipëri, kanë kaluar të njëjtin itinerar. Ajo që bie në sy është fakti që, edhe pas rritjes së ndjeshme të taksës doganore dhe vendosjes së taksës së importit për makinat e vjetra, që vijnë nga jashtë vendit, duket se fluksi nuk është ulur aspak. Rreth 98 për qind e makinave që janë në qarkullim janë të përdorura dhe rreth 78 për qind e tyre janë me naftë.
300 mijë automjete
98 për qind të përdorura
13 mijë makina rritja vjetore
450 mijë shqiptarë kanë patenta
Regjistrimi i mjeteve
Dokumentacioni i mjeteve të reja të blera në vend:
• Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.
• Dokumenti i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose e shitjes, e ngarkuar prej tij, origjinal.
• Dokumenti i çdoganimit nga autoriteti shqiptar.
Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura, të blera jashtë shtetit:
• Dokumenti i hyrjes, i lëshuar nga organet përkatëse kufitare.
• Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, i njëjtë me atë të paraqitur pranë autoriteteve doganore shqiptare.
• Dokumenti i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, ose dokumenti shoqërues, prejardhës, me tregues teknikë të mjetit, në origjinal.
Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura, të blera në vend:

• Dokumenti i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, ose dokumenti shoqërues prejardhës, me treguesit teknikë të mjetit, origjinal.

Kontrolli teknik
Kontrolli Teknik është i detyrueshëm për të gjitha mjetet që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë
Dokumentacioni që duhet të paraqitet:
• Taksën e regjistrimit
• Taksën për aks
• Leja e qarkullimit të mjetit
• Certifikatën 020 ekzistuese
Në kontrollin teknik nuk lejohet të hyjnë:
• Mjetet e palara
• Mjetet me ngarkesë
• Mjetet me njerëz brenda
• Mjetet që nuk kanë paguar taksën e regjistrimit
• Mjetet që nuk kanë paguar taksën mbi aks
Patentat
Pajisja e aplikantëve me autorizim për marrjen në prova për kategori të ndryshme të lejeve të drejtimit.
Afati, (brenda ditës)
Pajisja e aplikantëve me autorizim për marrjen në prova për shtrirje kategorie.
Afati, (brenda ditës)
Pajisja e aplikantëve me autorizim për marrjen në prova për mësues teorie dhe instruktorë në autoshkolla.
Afati, (brenda ditës)
Pajisja e qytetarëve me leje drejtimi për herë të parë.
Afati, brenda 5 ditëve nga marrja e rezultatit pozitiv nga provimi, i organizuar nga komisioni.
Pajisja e qytetarëve me leje drejtimi ndërkombëtare.
Afati, (brenda ditës)
Rinovimi i lejes së drejtimit në raste të dëmtimit.
Afati, (brenda ditës)
Pajisja me leje drejtimi të përkohshme në rast të humbjes, vjedhjes së lejes së drejtimit.
Afati, (brenda ditës)
Transferimi i dosjeve nga njëra Drejtori Rajonale në tjetrën, për shkak të ndryshimit të adresës së qytetarit.
Afati (brenda 15 ditëve)
Rinovimi i lejes së drejtimit për shkak të kalimit të afatit të vlefshmërisë.
Afati, (brenda ditës)
Njëvlefshmërinë e lejes së drejtimit të lëshuar nga një shtet i huaj, anëtar i Komunitetit Evropian, ose nga një shtet me të cilin është lidhur një marrëveshje dypalëshe me Shqipërinë, në leje drejtimi shqiptare, sipas kategorisë përkatëse të lejes së drejtimit.
Afati i shërbimit është në varësi të përgjigjes së ardhur nga Ministria e Jashtme.