Prapa kuintave në fermën e Bushit

16/04/2005 Presidenti Bush e ndërtoi Shtëpinë e Bardhë Perëndimore në Karuford, Teksas, pikërisht për ato lloje teatrosh politikë si ai që vuri në skenë me Sharonin, këtë javë. Por, shfaqja më e paharrueshme erdhi me mbërritjen e sundimtarit saudit, Princi i Kurorës Abdullah, tri vjet më parë
Duke folur jashtë shtëpisë së Bushit, në fermë, pas takimit të së hënës, Presidenti këmbënguli se situata ishte shumë e thjeshtë: “Izraeli ka detyrime ndaj planit Road Map, tha Presidenti. Road Map e shpreh qartë se nuk duhet të ketë asnjë zgjerim të kolonëve”
Të nxitur nga gazetarët, Presidenti i SHBA, George Bush dhe Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, nuk lanë asnjë dyshim në lidhje me ndryshimet në mendimet e tyre për planet e Izraelit për të zgjeruar hapësirën e kolonëve në Bregun Perëndimor. Duke folur jashtë shtëpisë së Bushit, në fermë, pas takimit të së hënës, Presidenti këmbënguli se situata ishte shumë e thjeshtë: “Izraeli ka detyrime ndaj planit Road Map, tha Presidenti. Road Map e shpreh qartë se nuk duhet të ketë asnjë zgjerim të kolonëve”. Sharoni, nga ana e tij, këmbënguli se hapësirat e kolonëve në fjalë ishin tashmë blloqe të mëdha popullate dhe do të mbeteshin pjesë e Izraelit, në çfarëdolloj marrëveshje që mund të firmoset me palestinezët.
Por, ndërkohë që pjesa tjetër e botës u fokusua mbi tensionin ndërmjet Bushit dhe Sharonit, prapa kuintave, mes këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë humori ishte shumë më i lartë. Sharoni diskutoi fillimisht planin e tij të largimit – dhe aneksimit të disa pjesëve në Bregun Perëndimor – me Elliott Abrams, këshilltari i Bushit për Lindjen e Mesme, në vitin 2003. Në atë kohë, situata e sigurisë në Irak ishte përkeqësuar dukshëm dhe tërheqja nga Gaza tingëllonte si një ngjarje e jashtëzakonshme në rajon. Sot, Shtëpia e Bardhë po e sheh edhe një herë tërheqjen nga Gaza si një hap shumë të rëndësishëm për marshin e saj të lirisë përgjatë të gjithë vendeve të Lindjes së Mesme. Këshilltarët në Shtëpinë e Bardhë besojnë se tërheqja do të zhvillohet “më butë nga të gjithë parashikimet”, me shumë pak rezistencë nga kolonët izraelitë që do të largohen (disa edhe me forcë).
Fokusi i vërtetë i vëmendjes së SHBA, thonë ata, është dhuna dhe mungesa e ligjit mes palestinezëve në Gaza, pas tërheqjes së kolonëve. “Siguria në Gaza pas largimit të izraelitëve është një shqetësim shumë i madh për ne”, tha një këshilltar në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është edhe arsyeja përse, bisedimet që mezi priten nga Bush dhe ndihmësit e tij, janë ato të muajit të ardhshëm me Presidentin palestinez, Mahmud Abaz. Këto shqetësime u rritën edhe më kur militantë palestinezë të zemëruar u lëshuan në sulm muajin e kaluar, duke qëlluar mbi dyqane e restorante, teksa Abaz përpiqej të konsolidonte kontrollin e tij mbi forcat e sigurisë në Bregun Perëndimor.
Sa për Bushin vetë, perspektiva e një territori palestinez të vetëqeverisur është kthyer në testin më të rëndësishëm për procesin e paqes. Ndërkohë që dikur këmbëngulte se testi më i rëndësishëm për palestinezët ishte shtypja e grupeve terroriste, tani duket se Bushi ka një qëndrim shumë më praktik dhe realist në lidhje me rajonin. “Dëshiroj ta përqëndroj vëmendjen e të gjithë botës në zgjidhjen e problemeve në Gaza”, u thas Bushi gazetarëve, “dhe pastaj, krejt papritur, njerëzit do të nisin të thonë: Ua, po kjo paska kuptim”.
Përgatitja e shtëpisë në fermë
Presidenti Bush e ndërtoi Shtëpinë e Bardhë Perëndimore në Karuford, Teksas, pikërisht për ato lloje teatrosh politikë si ai që vuri në skenë me Sharonin këtë javë. Por shfaqja më e paharrueshme erdhi me mbërritjen e sundimtarit saudit, Princi i Kurorës Abdullah, tri vjet më parë. Në atë kohë, konflikti izraelito-palestinez kishte arritur një prej momenteve të tij më të këqija, ku forcat izraelite të sigurisë kishin nisur vrasjet në Bregun Perëndimor në përgjigje të një vale atentatesh vetëvrasës. Sauditët ngarkuan një masë të madhe pajisjesh televizive dhe e sollën në Krauford, për t’i treguar Bushit pamje të civilëve palestinezë që vuanin në duart e trupave izraelite.
Kur Princi Abdullah të shkojë sërish në fermën e Bushit, më 25 prill, këtë herë skena do të dominohet nga vetë Presidenti Bush. Kjo, jo vetëm sepse situata në Lindjen e Mesme është përmirësuar. Bushi përballet me rritje të trysnisë së brendshme – sidomos nga sondazhet – për të lënë të kuptohet se po bën diçka në lidhje me rritjen e çmimeve të gazit, dhe takimi me Princin saudit është shansi i përkryer për ta bërë këtë. Takimi i Bushit me sauditët do të paraprihet të mërkurën e ardhshme nga një fjalim për çështjet energjetike, duke përfshirë bisedimet në lidhje me automjetet jondotëse, si dhe ligjin e Bushit për energjinë.
Por, pavarësisht gjithë sa thuhet, këshilltarët e Presidentit pranojnë se ai mund të bëjë shumë pak në lidhje me çmimet e gazit. “Forcat gjeopolitike që kanë ndikim mbi çmimet e gazit janë shumë, shumë të mëdha”, thotë një njeri pranë Bushit. “Eshtë shumë e vështirë për çdo udhëheqës botëror që të ketë një impakt të dukshëm”.
Brenda familjes
Shtëpia e Bardhë shpalli të martën se Presidenti Bush ka emëruar Craig Stapleton, një krushk i tij dhe një prej më aktivëve gjatë fushatës, si ambasador të SHBA në Paris. Parisi mund të mbetet shtëpia e “mistrecit” Shirak, por ai mbetet një prej posteve më të lakmuar për ambasadorë në botë – dhe një shpërblim shumë i mirë për mbështetësit më të mëdhenj të Presidentit.
Atëherë, kush e fitoi një prej margaritarëve në kurorën diplomatike? Stapleton është i martuar me kushërirën e dytë të Bushit, Dorothy Bush Walker, dhe ka shërbyer më parë si i dërguar i Bushit në Republikën Çeke. Ai dha dorëheqjen në fillim të vitit 2004, për të punuar në fushatën elektorale për rizgjedhjen e Bush. Së bashku me të shoqen kanë mbledhur fonde për fushatën e Bushit. Në vitin 2004, Stapleton mori titullin e “Rangers”, një grup ku bëjnë pjesë ata që mbledhin më shumë se 200000 dollarë për fushatën e Bushit.
Ndërkohë që Stapleton është i regjistruar si demokrat, përkatësia politike nuk e ka penguar të punojë ngushtë me familjen e të shoqes. Stapleton ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve të Korpusit të Paqes, në kohën kur President ishte Bushi baba. Ai ka qenë gjithashtu investitor, së bashku me Presidentin Bush në klubin e bejzbollit të Teksas Rangers. Lëvizja më e fundit e Bushit e bën Stapletonin kryediplomat në një vend që ka patur marrëdhënie të tendosura kohët e fundit me Shtetet e Bashkuara, sidomos në lidhje me luftën në Irak, të cilën Franca e kundërshtoi fuqimisht.
E megjithatë, ka patur disa dyshime në lidhje me aftësitë politike të Stapleton, që sugjerojnë se në Paris qetësia nuk do të jetë shumë e madhe. Gjatë kohës që ka shërbyer në Pragë, ai pati një debat publik me Presidentin Vaslav Klaus, në lidhje me kundërshtimin e këtij të fundit ndaj luftës në Irak. Në mars 2003, gazetat çeke zbuluan se Stapleton kishte dalë furishëm nga në takim me Klausin, duke përplasur fort derën pas vetes. Stapleton, që nuk e mohoi kurrë këtë rast, u tha më vonë gazetarëve: “Takimi mbaroi, sepse ne përfunduam së diskutuari çështjen në axhendë”. Më vonë, pasi Klaus shkruajti një editorial, ku akuzonte SHBA se po përpiqeshin të fusnin me detyrim dhe forcë demokracinë në Irak, Stapleton tha për “The Prague Post”: “Sa herë që dikush vë në dyshim motivet e SHBA, ne ofendohemi”.