E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fillon shitja e bonove në tregun sekondar

16/04/2005  “Raiffeisen Bank” ka kryer marrëveshjen e parë në tregun sekondar me Bankën Kombëtare Tregtare, duke filluar praktikën deri më sot të panjohur të shitjes së bonove apo letrave me vlerë jashtë sporteleve të Bankës së Shqipërisë. “Raiffeisen” është banka e parë që i përgjigjet kërkesës së BSH-së për të kaluar bonot në tregun sekondar. Tregu sekondar është tregu në të cilin bankat tregtojnë ndërmjet tyre letrat me vlerë, shumë të rëndësishme në vendet evropiane. Në Shqipëri, ky treg mbahej gjallë nga shitja e bonove të thesarit nga BSH-ja, e cila lejon dhe individë të blejnë letrat e borxhit të qeverisë. Tregtimi i letrave me vlerë në tregun sekondar, ndërmjet bankave është një marrëveshje shumë e rrallë. Kjo marrëveshje është e para që nga privatizimi i Bankës së Kursimeve. Në Shqipëri, thuajse nuk ka treg sekondar. Deri tani, të gjitha bankat kanë vetëm një portofol investimesh dhe të gjitha letrat me vlerë janë mbajtur deri në periudhën e maturimit. „Raiffeisen” po përpiqet të gjejë mënyrat për ta përmirësuar këtë treg. Një nga mënyrat është t’u shesë bonot e thesarit individëve nga portofoli i vetë bankës në tregun me pakicë. „Raiffeisen” është e vetmja bankë që kryen marrëveshje me individët në tregun e me pakicë të bonove të thesarit.

Këto hapa janë mjaft të rëndësishme edhe për Bankën e Shqipërisë, për sa kohë që të vetmet mundësi investimi janë në bono thesari dhe linjat e kredisë veçanërisht në monedhën vendase nuk janë të zhvilluara shumë mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›