Zjarri në hotel shkakton 20 viktima

16/04/2005 Shirak: “Një prej katastrofave më të dhimbshme”
“Mund të imagjinosh fëmijë të vegjël, prindër pa rroba, në mes të natës, në gjumë, me tym e britma e lotë”, i tha Radios Europe -1 shefi i zjarrfikësve
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një zjarr, në një hotel në Paris. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit. Pesëdhjetepesë vetë janë plagosur, 13 prej tyre rëndë. Mendohet se të paktën 75 vetë ishin në hotelin me një yll. Njerëzit u panë të bërtasin për ndihmë dhe kërcenin nga dritaret, teksa flakët përpinë një hotel që përdorej nga qyteti për të strehuar familjet afrikane në nevojë. Të paktën 20 vetë gjetën vdekjen, gjysma e të cilëve ishin fëmijë.
Më shumë se 50 vetë mbetën të lënduar, 11 prej të cilëve seriozisht.
Tetë orë më vonë, punonjësit e shërbimit zjarrfikës u panë të vazhdonin të nxirrnin trupa nga brenda ndërtesës.
Shumë prej banorëve ishin afrikanë. Bashkia e qytetit kishte marrë dhoma me qira në hotelin gjashtëkatësh për të strehuar përkohësisht nëntë vetë nga Afrika.
Presidenti Shirak e quajti zjarrin e rënë në Paris si një “prej katastrofave më të dhimbshme”. Zjarri shpërtheu rreth orës 2 të mëngjesit, kur banorët kanë qenë në gjumë dhe u përhap me shpejtësi.
“Mund të imagjinosh fëmijë të vegjël, prindër pa rroba, në mes të natës, në gjumë, me tym e britma e lotë”, i tha Radios Europe -1 shefi i zjarrfikësve.
Mes të lënduarve kishte vizitorë nga SHBA, Kanadaja, Portugalia, Senegali, Tunizia dhe Ukraina. Ndërkohë që kombësia e të vdekurve nuk u bë e ditur.
Ndër viktimat janë edhe disa fëmijë. Dëshmitarët thanë se disa vetë ishin hedhur nga dritaret për të shpëtuar. Zjarrfikësve iu desh shumë kohë për ta shuar zjarrin. Dy orë pasi ata mbërritën, disa pjesë të ndërtesës ishin ende në flakë.
Hoteli është në qendër të Parisit. Ministri i Brendshëm francez, Dominik de Villepin, e vizitoi skenën e zjarrit në orët e para të mëngjesit. Tashmë do të shtrohen pyetje për procedurat e sigurisë dhe pse kaq shumë vetë nuk mundën të dilnin.