E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vdekja e socializmit

16/04/2005  Siç na kujton Muravchik në këtë shqyrtim të shkëlqyer të personaliteteve dhe eksperimenteve socialiste, inkurajimi i kundërshtimit nuk është asnjëherë prioritar në axhendën socialiste. Socialistët pretendojnë se kanë parë rrëshqitazi parajsën në tokë. Ata që e refuzojnë ftesën për të përballuar vizionin, nuk janë vetëm mosmirënjohës: ata janë tradhtarë të kauzës së përsosjes njerëzore. Kundërshtimi është kështu jo thjesht mosmarrëveshje, por tradhti

Natyra njerëzore është një gjë e pabindur. Ajo është e rrënjosur si në institucione njerëzore jetëgjata si familja e Kisha, ashtu edhe në zemrën njerëzore. Gjithçka duhet ribërë qysh nga fillimi në qoftë se “Liberty, Equality, and Fraternity” më së fundi duhet të realizohen. Përderisa historia është pak më shumë se një akumulim gabimesh, historia si e tillë duhet të abrogohet

Çfarë është socializmi? Pjesërisht, është një optimizëm i përkthyer në një program politik. Deri kur kapi kopshtarinë, Kandidi ishte një lloj protosocialisti; mentori i tij Panglos mund të kish qenë një nga filozofët themelues të socializmit. Gjithashtu socializmi është përqafuar me altruizëm si një aksiomë: emocionet ngashënjyese të altruizmit, të përjetuara në mënyrë alternative si pakënaqësi ndaj të tjerëve dhe kënaqësia eksituese me veten. Filozofia e Rousseau, e cili ngjiti lart atë çka ai e quajti ndjenja “papërshkrueshmërisht e ëmbël” e virtytit në një imperativ politik, është Socializëm në vezë. “Njeriu ka lindur i lirë”, ulëriti gëzueshëm Rousseau, “por është gjithmonë në zinxhira”.

Ky rebus zemërngjethës – tejet eksitues për t’u korrigjuar nga përvoja e thjeshtë – është motori themelor i socializmit. Është një motor i ushqyer nga ky deduktim i lehtë: se pashpjegueshmëria e shumëfishtë bashkëpunon në përgatitjen e skllavërimit të vet dhe, për pasojë, sipas shprehjes së njohur të Rousseau, “duhet të përdorë forcën për të qenë i lirë”. Ne ia detyrojmë termin “Socializëm” disa ndjekësve të Robert Owen, industrialist britanik i shekullit të Nëntëmbëdhjetë që themeloi “New Harmony”, një komunitet utopik jetëshkurtër në brigjet e Wabash, në Indiana. Pritja fillestare e Owen në Amerikë qe mbresëlënëse. Në fjalën për Kongresin të vitit 1825, raporton Joshua Muravchik në librin e tij “Heaven on Earth: The Rise and Fall of Socialism”, audienca e Owen përfshinte jo vetëm kongresmenë, por gjykatës të Gjykatës së Lartë, anëtarë kabineti, Presidentin Monroe dhe Presidentin e zgjedhur, John Quincy Adams.

Owen i përshkroi këtij grumbullimi të nderuar se si përpjekjet e tij për zëvendësuar “sistemin egoist individualist” me një sistem të “bashkuar social” do të prodhonte një “njeri të ri” që të ishte i lirë nga imperativët e këqinj që e kanë ndotur natyrën njerëzore nga kohëra që nuk mbahen mend. (Dhe jo vetëm natyrën njerëzore: socialisti utopist Charles Fourier shpresonte që egoizmi dhe mizoria të asgjësoheshin edhe nga mbretëria e kafshëve: një ditë, mendonte ai, edhe luanët e peshkaqenët duhet të zbuten). Aspekti tejet sentimental i mendimit socialist nuk e përjashton një element të madh çeliku. Siç nënvizon Muravchik, Revolucioni Francez që “kullota” e Socializmit.

Ka qenë atëhere që filozofia e Rousseau doli nga faqet e traktateve dhe manifestove për t’u derdhur në fushën e përgjakshme të historisë. Arkitektët e Revolucionit ju drejtuan Rousseau herët dhe shpejt teksa filluan detyrën e “ndryshimit të natyrës njerëzore”, të “modifikimit të karakterit të njeriut për qëllimin e fuqizimit të tij”. Kjo metamorfozë nuk vjen me lehtësi.

Natyra njerëzore është një gjë e pabindur. Ajo është e rrënjosur si në institucione njerëzore jetëgjata si familja e Kisha, ashtu edhe në zemrën njerëzore. Gjithçka duhet ribërë qysh nga fillimi në qoftë se “Liberty, Equality, and Fraternity” më së fundi duhet të realizohen. Përderisa historia është pak më shumë se një akumulim gabimesh, historia si e tillë duhet të abrogohet. E kaluara, një magazinë e gjerë padrejtësish, është me përkufizim armiku. Për pasojë, revolucionarët e flakën tej kalendarin gregorian dhe filluan sërish në Vitin Një.

Ata zëvendësuan javën 7 ditëshe të frymëzuar nga Gjeneza me një cikël 10 ditor dhe ripagëzuan muajt me emra që pasqyronin kultin e tyre të ri të natyrës: Brumaire (mjegull), Thermidor (nxehtë), Vendémiare (erë) etj. Një religjion i ri u lind, po aq arrogant, sa ishte edhe xheloz. Është domethënëse që mentaliteti socialist është gjithashtu gjithmonë një mentalitet ateist, ku ateizmi nënkuptohet jo dhe aq shumë si mosbesim ndaj Zotit sesa si urrejtje ndaj Zotit – një qëndrim po aq i pabazuar logjikisht, sa kish qenë destruktiv në praktikë.

Ka një perceptim të rëndësishëm në të cilin religjioni siç kuptohtet tradicionalisht pajton njerëzimin me defektin dhe me dështimin. Përderisa socialisti fillon ta abrogojë dështimin, religjioni tradicional është më keq sesa tepria: është një pengesë ndaj përkryerjes. (“Kritika ndaj fesë”, thoshte Marks, “është preludi i të gjitha kritikave”). Në vitin 1793, kishat u mbyllën për ushtrimin e kultit dhe u plaçkitën si plaçkë lufte. Antiklerikalizmi që kish qenë një karakteristikë dalluese e ndjenjës revolucionare u rrit në mënyrë gjithnjë e më të ashpër.

Muravchik e përshkruan të ashtuquajturat “martesa revolcionare”, në të cilat priftërinjtë dhe murgeshat lakuriq njëri me tjetrin dhe mbyteshin. Rousseau ishte gjithmonë duke ecur përpara në vendosjen e “mbretërisë së virtytit”.

Dishepulli i tij largpamës Maximilien Robespierre foli në mënyrë më të ndershme për “virtytin dhe rrezatimin e tij, terrorin”. Është një prej ironive të mëdha të historisë moderne që socializmi, i cili premton një shoqëri më njerëzore, më të kujdesur dhe më të barabartë, në mënyrë koherente ka krijuar një shoqëri më represive dhe më të keqmenaxhuar.

Motoja e Socializmit – të cilën Muravchik na e ofron në mënyrë optimiste si “epitaf” i Socializmit – rezulton të jetë: “Në qoftë se e ndërtoni, ata do të largohen”. Në qoftë se, mund të shtojë dikush, ata janë të lejuar të largohen.

Siç na kujton Muravchik në këtë shqyrtim të shkëlqyer të personaliteteve dhe eksperimenteve socialiste, inkurajimi i kundërshtimit nuk është asnjëherë prioritar në axhendën socialiste. Socialistët pretendojnë se kanë parë rrëshqitazi parajsën në tokë. Ata që e refuzojnë ftesën për të përballuar vizionin nuk janë vetëm mosmirënjohës: ata janë tradhtarë të kauzës së përsosjes njerëzore. Kundërshtimi është kështu jo thjesht mosmarrëveshje, por tradhti.

Vijon në numrin e ardhshëm

Feja, si pengesë

Ka një perceptim të rëndësishëm, në të cilin religjioni, siç kuptohtet tradicionalisht, pajton njerëzimin me defektin dhe me dështimin. Përderisa socialisti fillon ta abrogojë dështimin, religjioni tradicional është më keq sesa tepria: është një pengesë ndaj përkryerjes. (“Kritika ndaj fesë”, thoshte Marks, “është preludi i të gjitha kritikave”). Në vitin 1793, kishat u mbyllën për ushtrimin e kultit dhe u plaçkitën si plaçkë lufte. Antiklerikalizmi që kish qenë një karakteristikë dalluese e ndjenjës revolucionare u rrit në mënyrë gjithnjë e më të ashpër. Muravchik e përshkruan të ashtuquajturat “martesa revolcionare”, në të cilat priftërinjtë dhe murgeshat lakuriq njëri me tjetrin dhe mbyteshin. Rousseau ishte gjithmonë duke ecur përpara në vendosjen e “mbretërisë së virtytit”.

Ata që guxojnë të marrin përsipër ndërtimin e një populli duhet të ndjehen vetë të aftë të ndryshojnë natyrën njerëzore, të tranformojnë secilin individ "në një pjesë të një tërësie më të madhe", të ndryshimit të karakterit të njeriut për qëllimin e fuqizimit të tij.

— Jean-Jacques Rousseau, 1762

Ne të gjithë jemi përditë socialistë.

—Edward, Prince of Wales, 1895

Ngjarja më e rëndësishme në shekullin e Njëzetë nuk është kriza e kapitalizmit, por vdekja e socializmit.

—Irving Kristol, 1976

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›