E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danaj: “Qeveria ka dështuar në luftën kundër varfërisë”



Forumi i Gruas Socialiste reagon me shqetësim për rritjen në vazhdimësi të rasteve të krimit në familje. Kryetarja e këtij forumi, Ermira Danaj, tha se rastet e shumta të krimit në familje dëshmojnë se qeveria ka dështuar plotësisht në luftën kundër varfërisë. “Ditët e fundit ne kemi përjetuar raste të shumta të dhunës dhe krimit në familje, ku në shumicën e tyre viktimat kanë qenë gratë. Dhuna dhe krimi në familje nuk është një çështje private për të cilën nuk duhet folur, por është një çështje që na prek të gjithëve ne, të gjithë shoqërinë, sepse në thelbin e kësaj plage qëndron mungesa e mirëqenies ekonomike dhe sociale, qëndron mungesa e shpresës. Rastet e shumta të dhunës dhe krimit në familje dëshmojnë se kjo qeveri ka dështuar plotësisht në luftën ndaj varfërisë dhe në rritjen e mirëqenies ekonomike, ka dështuar në luftën ndaj papunësisë së lartë të grave dhe burrave, ka dështuar në krijimin e një ambienti, i cili e dënon dhe e lufton dhunën, ka dështuar në ofrimin e një jete të sigurt dhe, ç'është më e rëndësishmja, ka dështuar në dhënien e shpresës për të gjithë qytetarët dhe qytetaret”, - tha Danaj.

21 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›