E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danaj jep dorëheqjen nga kreu i Gruas

 

Anëtarja e Asamblesë së PS-së, Ermira Danaj, tha dje se ka paraqitur dorëheqjen e saj nga pozicioni i koordinatores së Forumit të Gruas në PS për shkak të mospajtimit të saj në shumë drejtime me lidershipin e kësaj partie. Nuk ka pasur asnjë iniciativë për reflektim dhe analizë të kësaj humbjeje nga kjo udhëheqje, dhe kjo është bërë nën pretekstin se, “nuk kemi humbur, por na kanë vjedhur votën”. Nuk jam absolutisht dakord me një qëndrim të tillë, sepse mendoj se nëse ne duam të ndërtojmë rrugën drejt fitores në zgjedhjet lokale apo ato të përgjithshme, kjo duhet të fillojë duke parë gabimet thelbësore që u bënë gjatë kësaj fushate. Dua të theksoj fjalën thelbësore, sepse një nga gjërat me të cilat udhëheqja e Partisë Socialiste duhet të ishte marrë pas zgjedhjeve duhet të ishte thelbi i saj, identiteti i saj. E ritheksoj se PS-ja u paraqit në këto zgjedhje jo si një parti e majtë, dhe po vazhdon të sillet jo si një parti e majtë, por si një parti pa identitet, gjë për të cilën unë nuk jam aspak dakord. Flitet lart e poshtë për “bashkim të së majtës”, ndërkohë që nuk është veçse një bashkim kryetarësh”, u shpreh Danaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›