E Hënë, 2 Nëntor 2026

Danezët, “çertifikatë pastërtie“ për Portin e Durrësit

19/05/2005  Përfundon pastrimi nga minat nënujore

DURRES - Trupat e marinës ushtarake daneze kanë përfunduar

investigimin e kanalit hyrës, si dhe të basenit në portin e Durrësit.

Pas rreth tri javë pune të zhytësve të ushtrisë së huaj, të inkuadruar në operacionin për pastrimin e kanalit hyrës nga municionet dhe predhat e paplasuara, ushtarët e marinës daneze i kanë lënë në dorë kapitenerisë së Portit të Durrësit dhe autoriteteve portuale librezën e përfundimit të kërkimit nënujor si dhe një hartë me mjetet detare, të cilat gjenden të fundosura në ujërat e Durrësit.

Zhytësit danezë kanë ardhur në Durrës në mesin e muajit të kaluar pas ndërprerjes së punës nga kompania daneze “Rohde Nielsen”, dragat e së cilës gjatë procesit të thellimit të portit kishin zbuluar dy predha, që i përkisnin periudhës së Luftës së Dytë

Botërore.

Kjo kompani, e cila do të zbatojë deri në fund të qershorit projektin për thellimin e basenit dhe kanalit, kundrejt një fondi prej 3 milionë euro, nga 17 milionë euro, që janë dhënë për rehabilitimin e infrastrukurës portuale, ka ndërprerë punimet në fund të muajit janar.

Dy predhat e gjetura, me peshë 70 kg dhe 40 kg mbushje plasëse, e detyruan atë të tërheqë dragat, për shkak të rrezikshmërisë që paraqisnin predhat e paplasura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›