Karimov nuk ndalet
19/05/2005 Ushtarët në Uzbekistan kanë hapur zjarr mbi turmat e protestuesve, vrarë me qindra, për të shtypur një revoltë kundër regjimit të Presidentit Islam Karimov. Duket se ai nuk do të ndalet përpara asgjëje, për të shmangur fatin që të bëhet lideri autoritar i radhës që rrëzohet nga një kryengritje popullore
Ka patur në numër incidentesh në Uzbekistan gjatë viteve të fundit, dhe zoti Karimov ka bërë zakonisht përgjegjës grupet islamike. Në 1999, bombat në kryeqytet, Tashkent, vranë të paktën 12 vetë. Vitin e kaluar, trupat hynë me forcë një vend militantësh, duke vrarë 23. Në fakt, radikalët islamikë janë aktivë në këtë vend, sidomos në Luginën Ferghana – rajonin ku ndodhet edhe Andizhani. Por jo gjithçka mund t’u vishet atyre
Tmerri i plotë i asaj që ndodhi në lindje të Uzbekistanit të premten e kaluar ende nuk ka dalë tërësisht. Por një udhëheqës i opozitës pretendon se ka hartuar një listë prej 745 vetësh që janë goditur për vdekje nga qeveritare në Andizhan dhe Paktabad. Nga këta, më shumë se 500 u vranë, kur ushtarët hapën zjarr kundër një turme që protestonte në Andizhan kundër Presidentit Islam Karimov, liderit autoritar të republikës në Azinë Qendrore. Kryeprokurori i Karimovit ka thënë se numri i të vdekurve në Andizhan ishte më i ulët, afro 169, nga të cilët 32 ishin pjesëtarë të forcave të sigurisë – dhe se nuk ishte qëlluar kundër civilëve. Trupat kanë qëlluar mbi civilë, që arratiseshin drejt Kirgistanit fqinjë, për t’i shpëtuar konfliktit.
Ndonëse protesta të tilla janë parë edhe më përpara, kjo ka qenë dhuna më e rëndë në Uzbekistan që kur ai fitoi pavarësinë në 1991, pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik. Që atëherë, Karimov, i cili ka qenë dikur kryetari i Partisë Komuniste vendase, ka qëndruar në pushtet përmes zgjedhjeve jo të rregullta dhe shfaqjes së herëpashershme të forcës brutale. Ai ka kërkuar gjithashtu mbështetje nga Amerika dhe aleatët e saj, duke ngritur një gardh mbrojtës kundër militantëve islamikë në rajon. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, zoti Karimov lejoi Amerikën të përdorte baza uzbeke për të sulmuar talebanët në Afganistan.
Kjo e vë përpara një dileme administratën e Bushit – të mbështesë ata që protestojnë kundër një regjimi brutal, ndërkohë që heziton t’i kundërvihet një aleati në luftën kundër terrorizmit. Reagimi fillestar amerikan ishte që t’u bënte thirrje të dy palëve, qeverisë dhe demonstruesve, që të tregojnë vetëpërmbajtje. Ndërsa Britania ndoqi një vijë më të ashpër, duke i quajtur “goditjet një dhunim të hapur të të drejtave të njeriut”. Dhe, teksa të hënën dilnin detaje të tjerë të gjakderdhjes, Amerika e forcoi qëndrimin e saj, duke “dënuar përdorimin e dhunës kundër civilëve të paarmatosur”. Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, i bëri thirrje Karimovit që të bëjë reforma demokratike, duke thënë se konflikti tregon që “Uzbekistani ka nevojë për valvulat e trysnisë, që vijnë nga një sistem më i hapur politik”.
Në të kundërt, Kina i ofroi mbështetje të përzemërt zotit Karimov. Me sa duket, të kënaqur nga një “rivënie në skenë” e masakrës së Tiananmenit, Pekini tha në një deklaratë për AFP se ishte i lumtur që dëgjonte që ishte rivendosur rendi.
Zoti Karimov ka insistuar se trupat e tij nuk u urdhëruan të hapin zjarr dhe fajësoi për dhunën një grup islamik të nxjerrë jashtë ligji, Hizb ut-Tahrir. Në fakt, trazirat, që kish disa muaj që përgatiteshin duket se janë nxitur nga gjyqi i 23 biznesmenëve vendas në Andizhan. Ata akuzohen se i përkasin Akramias, një tjetër grup i paligjshëm i armatosur. Megjithatë, vendasit besojnë se akuzat ishin fryrë nga zyrtarët, me qëllim përvetësimin e pronave të biznesmenëve.
Ajo që nisi si demonstrim paqësor në mbështetje të të akuzuarve u kthye në ngjarje të dhunshme kur, të enjten në mbrëmje, njerëz të armatosur hynë me forcë në qelinë ku mbaheshin 23 biznesmenët, duke liruar të gjithë të burgosurit. Më pas shpërthyen përleshjet mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve, ku u pushtuan ndërtesa qeveritare dhe u morën peng zyrtarë. Më pas, ushtria u nis për në qytet me qëllim shtypjen e revoltës.
Ka patur në numër incidentesh në Uzbekistan gjatë viteve të fundit, dhe zoti Karimov ka bërë zakonisht përgjegjës grupet islamike. Në 1999, bombat në kryeqytet, Tashkent, vranë të paktën 12 vetë. Vitin e kaluar, trupat hynë me forcë një vend militantësh, duke vrarë 23. Në fakt, radikalët islamikë janë aktivë në këtë vend, sidomos në Luginën Ferghana – rajonin ku ndodhet edhe Andizhani. Por jo gjithçka mund t’u vishet atyre. Vitin e kaluar pati protesta të mëdha për ligjet e reja drakoniane për tregtarët. Në mars, qindra fermerë të cilëve u ishte konfiskuar toka iu turrën ndërtesave qeveritare në provincën Xhizak. Në fillim të këtij muaji, një tjetër grup fermerësh që kishin humbur tokën, nga provinca Kashkadaria, ngritën një tendë pranë ambasadës amerikane në Tashkent.
Ndërkohë që luan me kartën e kërcënimit islamik, Karimov ka injoruar faktin që pjesa më e madhe e trazirave në vend vjen për shkak të standardeve të varfër. Qeveria thotë se konfiskimi i tokës fermere justifikohet nga fakti që fermerët nuk kanë arritur të paguajnë borxhet. Por kjo vjen për shkak të politikave bujqësore të regjimit, sipas të cilave fermerët duhet të blejnë në shtet të gjithë pajisjet dhe më pas produktet e tyre t’i shesin nën çmimin e tregut. Kushtet ekonomike në vend janë përkeqësuar në atë masë sa që njerëzit tashmë janë gati të rrezikojnë e t’u kundërvihen forcave brutale të sigurisë në Uzbekistan.
Dominoja e radhës?
Dhuna në Andizhan dhe në Luginën Ferghana ka ardhur vetëm disa javë pasi protestat në Kirgistanin fqinjë detyruan Presidentin Askar Askajev që të jepte dorëheqjen. Ai ishte i treti lider i një republike ish-sovjetike që brenda 18 muajve të fundit është detyruar të largohet me forcën e populit, pas kryengritjeve paqësore në Gjeorgji dhe Ukrainë. Nuk është aspak befasi që revolucioni kirkiz u pasqyrua shumë pak në median e Uzbekistanit, e cila kontrollohet nga shteti dhe që ua atribuoi elementëve kriminalë protestat në vendin fqinj.
Protestuesit në Uzbekistan kanë shumë pak shanse përballë forcave të sigurisë të zotit Karimov, të cilët kanë treguar se nuk ndalen përpara assgjëje për të shtypur kryengritjen. Veç kësaj, në opozitën uzbeke nuk ka asnjë figurë të tillë popullore si Shakashvili i Gjeorgjisë, apo Jushenko i Ukrainës. Megjithëkëtë, protestat në Gjeorgji dhe Ukrainë mbijetuan dhe fituan, pavarësisht përpjekjeve fillestare të forcave të sigurisë në këto dy vende.
Pra, a do të jetë zoti Karimov udhëheqësi i radhës në rajon, që është i destinuar të bjerë? Natyrisht, vihet re që protestuesit po e përqëndrojnë gjithnjë e më shumë vëmendjen te vetë Presidenti dhe po kërkojnë dorëheqjen e tij, në vend që të fajësojnë autoritetet lokale. Trysnia brenda regjimit për ndryshim të liderit ka gjasa që të rritet, sidomos nëse interesat e të mëdhenjve në hierarkinë politike nisin të vënë në dyshim aftësinë e Presidentit për të mbrojtur privilegjet e tyre.
Megjithatë, edhe nëse protestat në rritje e detyrojnë atë që të largohet, rezultati ka pak gjasa që të jetë një qeveri demokratike dhe më liberale. Në mungesë të një lideri karizmatik në opozitë, pushteti mund t’i kalojë mbështetësit të regjimit aktual, që mund të vijë nga klanet dominues të vendit. Nëse ndodh kjo, atëherë ka pak shpresa për reforma ekonomike si dhe ndarje të drejtë të pushtetit mes elitës uzbeke. Kjo nuk do të bënet asgjë për të zbutur shqetësimet në rritje për varfërinë dhe ato sociale të një popullsie, e cila duket e gatshme të sfidojë ata që kanë pushtetin.
Pak gjasa për ndryshim
Trysnia brenda regjimit për ndryshim të liderit ka gjasa që të rritet, sidomos nëse interesat e të mëdhenjve në hierarkinë politike nisin të vënë në dyshim aftësinë e Presidentit për të mbrojtur privilegjet e tyre.