Skandali Deputeti britanik në 'ofensivë'
19/05/2005 Deputeti i parlamentit britanik, George Galloway, është përplasur me senatorët amerikanë, anëtarë të një komisioni të senatit që po heton korrupsionin e mundshëm në programin e OKB-së “Naftë Për Ushqim në Irak”. Z.Galloway tha në një seancë dëgjimore se ai nuk ishte marrë ndonjëherë me tregti nafte dhe se dokumentet që e lidhnin atë me ndonjë shitje të tillë, ishin sajesa. Gjatë gjithë kohës, me përjashtim të një intervali të shkurtër të seancës dëgjimore, deputeti britanik ishte në ofensivë, duke e akuzuar komisonin se kishte një sjellje të cekët ndaj drejtësisë. Duke folur me qetësi dhe pa letra, ai nuk e pranoi se ishte marrë ndonjëherë me tregti nafte, e portretizoi veten si kundërshtar të paepur të Sadam Huseinit dhe vuri në dyshim ligjshmërinë e dokumenteve të nxjerra si prova ndaj tij.