E Hënë, 2 Nëntor 2026

Roja private, rreh dhe kërcënon me armë një grua

19/05/2005  Prangoset

DURRES - Roja civile, i firmës së ndërtimit “Shpendi Sh.p.k”, ka

kërcënuar me armë zjarri dhe më pas ka plagosur një shtetase nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës, territor i cili i përket komunës së Rrashbullit në Durrës. Shtetasi Shpend Shpendi, i datëlindjes 1976, i punësuar si roje civile pranë firmës së ndërtimit me seli në Tiranë është grindur me shtetasen 55-vjeçare P.H. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Durrësit, e cila nuk ka bërë të ditura motivet e ngjarjes, mësohet se Shpendi ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe më pas ka nxjerrë armën e brezit, duke e kërcënuar. Pas kësaj ngjarjeje policia ka ndaluar autorin si dhe pistoletën TT së bashku me lejen e mbajtjes së armës, ndërkohë që ndaj 29-vjeçarit ka nisur procedimi penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›