Konsumon alkool, qëllon me armë
19/05/2005 Dezerton nga ushtria
DURRËS - Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin
Gazmen Merlika, lindur e banues në Fushë-Krujë, pasi ai ka qëlluar me armë zjarri në një lokal, në orët e vona të natës. Kanë qenë banorët e lagjes, ata që kanë njoftuar policinë për prishjen e qetësisë publike në mesnatë nga 21-vjeçari Merlika. Ky i fundit, pasi ka konsumuar sasi të konsideruar pije alkoolike në një lokal, ka hipur në taracën e lokalit dhe ka shtënë disa herë me pushkë, model 56. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të riut, i cili deklarohet nga policia, që ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe dezertim nga ushtria. Sipas policisë, në banesën e 21-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma dhe 7 fishekë, ndërkohë që uniformat blu kanë bërë edhe arrestimin e tij.