Torturat,burg për gardianen e Abu Ghraib
19/05/2005 Një rezerviste e ushtrisë amerikane është dënuar me 6 muaj burgim për pjesëmarrjen në skandalin e burgut Abu Graib në Irak. Sabrina Hartman është shpallur fajtore për mbi gjashtë akuza për keqtrajtim të të burgosurve irakenë në këtë burg në vitin 2003. Ajo ka qenë e pranishme në disa fotografi që kanë ekspozuar këto abuzime. Sabrina Harman është e pranishme në njërën prej fotove, tashmë famëkeqe, të piramidës me të burgosur irakenë lakuriq. Ajo gjithashtu akuzohet se ka kërcënuar njërin prej të burgosurve se do ta ekzekutonte me telat e rrymës elektrike që mbante në dorë. Duke folur para gjykatës, ajo tha se nuk kishte respektuar detyrën dhe i kërkoi falje popullit iraken dhe kolegëve të saj për zhgënjimin që u kishte shkaktuar. Ajo pranoi përgjegjësi të plotë, duke thënë se vendimet që kishte marrë, ishin të sajat dhe vetëm të sajat.