Prezantohet shorteu i ri rimbush dhe fito
AMC shpërblen të gjithë abonentët e vet me parapagesë duke u dhënë mundësinë të fitojnë çdo ditë 100.000 lekë në dorë dhe një herë në javë 1.000.000 lekë në dorë dhe kjo me anë të fushatës “Rimbush dhe fito”. Për herë të parë në Shqipëri abonentët mund të marrin pjesë në shorte pa asnjë kosto, vetëm duke rimbushur numrat. Shorteu promocional “Rimbush dhe fito” fillon këtë javë dhe ofron mundësi të shumta fitimi. Çdo abonent AMC me parapagesë që rimbush numrin me karta rimbushëse ose me AMC Fleksi si zakonisht, hyn automatikisht në shorte. Edhe një rimbushje e vetme mund të të bëjë fitues, por sa më shumë pikë mbledh, aq më të mëdha janë mundësitë për të fituar. Shuma e rimbushjes konvertohet në pikë për pjesëmarrjen në shorte. Nëse abonenti rimbush 400 lekë, merr 400 pikë pjesëmarrjeje, d.m.th. numri i tij regjistrohet 400 herë në shorte. Shorteu promocional fillon në 9 nëntor 2009 dhe përfundon në 3 janar 2010.