Statistikat, kompanitë të japin të dhëna
Kompanitë e prodhimit duhet të japin më shumë të dhëna për veprimtarinë e tyre. Kështu është shprehur dje Ines Nurja, drejtoresha e INSTAT-it në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Sipas saj, INSTAT kërkon nga ndërmarrjet prodhuese që të japin të dhëna për aktivitetin e tyre ekonomik për efekt statistikash. Sipas saj mungesa e këtyre të dhënave pengon punën e këtij institucioni dhe në kushte të tilla ata janë të detyruar t’i gjejnë të dhënat nga burime alternative. Gjatë raportimit të drejtuesve të INSTAT-it para deputetëve të këtij Komisioni u theksua nevoja e krijimit të një zëri të veçantë në buxhet për procesin e regjistrimit të popullsisë. Përgatitja e kësaj praktike ka nisur tashmë dhe ky proces pritet të përfundojë në vitin 2011.