Danimarka mund Maltën dhe ruan vendin e parë
Në ndeshjet e djeshme kualifikuese të Botërorit “Afrika 2010”, të vlefshme të grupit 1, Danimarka ka arritur të mbajë kreun. Ka mjaftuar një fitore e lehtë e skuadrës së Morten Olsenit, pikërisht në Maltë, që nordikët tashmë ta shohin dhe më pranë Botërorin. E kanë zgjidhur shpejt ndeshjen, kur Larsen ka realizuar dopietë në të 12’ dhe në të 23’. Dhe në fund, një gol i Nordstrand, në të 89’, ka mbyllur ndeshjen me Maltën thellësisht, 3-0. Ka mbajtur kreun Danimarka, së bashku me Hungarinë, e cila mbrëmë fitoi në “Qemal Stafa”, 1-0 ndaj kuqezinjve, edhe sepse Portugalia e Suedia janë ndarë në barazim 0-0. Të dyja në të njëjtën kuotë pikësh, 6, por që ndjekin nga pas Danimarkën dhe Hungarinë. Këto ishin ndeshjet e radhës në grupin e parë, me Danimarkën kryesuese, e cila të mërkurën pret kombëtaren tonë.
Grupi 1
Malta – Danimarkë 0-3
Larsen 12’, 23’, Nordstrand 89’
Shqipëri – Hungari 0-1
Torgele 38’
Portugali – Suedi 0-0
Renditja
Skuadra N F B H gol. P
Danimarka 4 3 1 0 9-2 10
Hungaria 5 3 1 1 5-2 10
Portugalia 5 1 3 1 6-3 6
Suedia 5 1 3 0 2-1 6
Shqipëria 6 1 3 2 3-3 6
Malta 6 0 1 5 0-14 1