Ndryshimi si domosdoshmëri
Eduart Shalsi
Desha të falënderoj sinqerisht Rudi Bobratin për shkrimin rekorde për “Guinness” në kryeqytetin shqiptar, të cilin e mirëkuptoj plotësisht për shqetësimet e ngritura dhe i cili më jep mundësinë që, duke e cituar në vazhdimësi, ta sqaroj atë vetë, por edhe të tjerë qytetarë të painformuar në lidhje me çështjet, të cilat gjykoj se janë të mjaftueshme për të kuptuar se sa e rëndësishme është data 28 qershor për të hapur një kapitull të ri, jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për gjithë Shqipërinë.
Ndërsa lexoja shkrimin m’u kujtuan javët e fundit, ku përpos shumë e shumë problemeve me të cilat ballafaqohemi përditë, jemi marrë intensivisht dhe këmbëngultazi edhe me një shkollë që komuniteti në fund të rrugës “Jordan Misja” mezi e pret nga ne për ta ndërtuar. Kemi përfunduar projektin dhe kemi bërë gati financimin, por, kemi hasur një pengesë të madhe me truallin publik, që fatkeqësisht po tjetërsohet nga qeveria, duke u futur në rrugën e errët të privatizimit ashtu siç është bërë me dhjetëra e dhjetëra kthime abuzive pronash, që edhe imagjinata më e shthurur zor se do ta rrokte të besonte se do të ndodhte në strate rrugësh, trotuare, sheshe apo hapësira publike. Aty ku ne ose qytetarët shohin një kënd lojërash për t’u ngritur apo një mjedis çlodhës për t’u ndërtuar, rëndom ndeshim një pronar që zotëron një titull pronësie që nuk mund të zhbëhet!
Më vijnë ndërmend edhe shumë e shumë përpjekje dhe energji të harxhuara, që shkojnë dëm për shkak të mungesës së një politike largpamëse, madje injorante dhe të paaftë do thosha, që nuk ka dashur apo nuk ka qenë e aftë të sjellë ato ndryshime që shqiptarët i ëndërruan dhe vazhdojnë t’i ëndërrojnë ende.
Tirana është kryeqyteti me ajrin më të ndotur në Europë. Kjo është një arsye madhore se pse kemi nevojë për një ndryshim të madh më 28 qershor. Tirana që po zhvillohet përmes pengesash të mëdha ka nevojë ashtu siç kanë qytetet europiane për një politikë mjedisore krejt të ndryshme nga ajo e deritanishme. Gazrat e emetuara nga makinat, që përbëjnë komponentët më të rrezikshëm të ndotjes, nuk zhduken me retorikë apo llogje politike, por me masa konkrete. Besoj se duhet të jesh në dijeni se çfarë masash shtrënguese kanë kohë që po marrin shumë vende europiane për të luftuar ndotjen. Filtrat e makinave, kontrolli i cilësisë së karburanteve, taksat e veçanta, nxjerrja jashtë përdorimit e automjeteve të vjetruara janë disa syresh. Por të gjitha këto janë politika kombëtare, përgjegjësi e qeverisë qendrore dhe të pamundura të aplikohen nga pushteti vendor. Por mund të më thuash se çfarë ka ndodhur në këta vjet tranzicioni me Ministrinë e Mjedisit, që vetëm e mjedisit nuk është? Po punojmë me mish e me thua brenda kompetencave që na njeh ligji dhe me burime financiare tejet të limituara. E kemi rritur ndjeshëm dimensionin e gjelbërt të Tiranës, dhe vetëm këtë vit kryeqyteti do të ketë mbi 8000 pemë dhe kjo falë një solidarizimi të jashtëzakonshëm të qytetarëve dhe biznesit privat me nismën tonë një qytetar një pemë. I kemi kthyer me mijëra metër katror sipërfaqe të gjelbërt dhe publike qytetit të zënë nga gjithfarë lloj ndërtimesh të paligjshme, të cilat qeveritë e deritanishme në vend t’i pengonin i kanë inkurajuar. Ti duhet ta mbash mend Sharrën, por nuk besoj se mban mend se sa vite betejash të lodhshme politike na u deshën që të vinim në jetë landfildin e parë në Shqipëri. Ndërkohë që shkruaj më kujtohen me dhjetëra raste konfliktesh me qeverinë qendrore për çështjet e mjedisit në Tiranë dhe shumë propozime tona që binin në vesh të shurdhët. Ndërkohë që qeveritë qendrore bënin sikur shqetësoheshin për mjedisin, vështirë të mbahet mend ndonjë iniciativë e ndërmarrë prej tyre. Por çfarë mund të presësh nga një ministri, ku apatia, indiferenca dhe paaftësia është ulur këmbëkryq prej shumë vitesh.
Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë, rrugëve të të cilës edhe kur qëllon që lahen nuk u hidhet locion pastrues dhe ku kazanët e plehrave nuk dezinfektohen.
Po, është e vërtetë pjesërisht, duke përjashtuar faktin se ka kohë tashmë që kazanët dezinfektohen. Por a di se sa fonde ka në dispozicion Bashkia e Tiranës dhe se sa më shumë i duhej të paguante qytetari i Tiranës nëse rrugët do të laheshin ashtu sikundër do të donim të gjithë? Vitin e kaluar ne ndryshuam skemën e pastrimit të Tiranës dhe besoj se është e dukshme për të gjithë situata krejtësisht e transformuar e pastrimit në Tiranë. Do të doja të tregoja se vitin e kaluar për pastrimin e Tiranës fillimisht u interesuan edhe firma të dëgjuara europiane, të cilat sollën përfaqësues që të njiheshim me situatën. Por e di se çfarë ndodhi me këto firma kur mësuan buxhetin tonë për pastrimin dhe për më tepër buxhetin e gjithë bashkisë? U larguan, se e konsideruan buxhetin për pastrimin krejtësisht të pamjaftueshëm.
Një bashki simotër në Europë me një numër të përafërt banorësh shpenzon vetëm për pastrimin aq sa Bashkia e Tiranës shpenzon në total, duke përfshirë edhe investimet. Dhe imagjino që qytetet evropiane kanë prej vitesh infrastrukturën e rregulluar, ndërkohë që ne na duhet ende shumë të investojmë në infrastrukturë. Kaq besoj se do të mjaftonte për të kuptuar se çfarë do të duhet të fillojë të ndryshojë në 28 qershor. Se nuk mund të presim shumë, nëse do të vazhdojmë të kemi të njëjtin qëndrim prepotent dhe aspak bashkëpunues të qeverive qendrore në raport me pushtetin vendor. Dhe kjo duhet domosdoshmërisht të ndryshojë në 28 qershor.
Do të mund të rendisja me dhjetëra fakte dhe shifra, për rrugët parësore që kanë përfunduar të gjitha, për investimet brenda blloqeve të banimit, për ndriçuesit që nuk ishin më shumë se 70 kur nisi transformimi i Tiranës, për semaforët, për pastrimin, për shkollat e reja, kopshtet, çerdhet, për sistemin e ngrohjes në to që e vendosëm për herë të parë dhe e zbatuam (pavarësisht që nuk ka përfunduar në të gjithë sistemin), për qindra tonë inerte që hiqen vazhdimisht nga Tirana si rezultat i prishjeve të paligjshme, për hapësirat publike të zëna nga parkime e gjithfarë lloj ndërtimesh abuzive etj., etj., etj. Natyrisht që do të donim të bënim shumë më tepër, por mos harroni se kemi punuar në rrethana shumë të vështira, përfshi edhe legjislacionin e mangët dhe pengues, me burime financiare tejet të limituara, pa përfshirë këtu mjedisin primitiv politik, që në rastin e buxhetit të Bashkisë së këtij viti tregoi se me çfarë standardesh duhet të ballafaqohemi, kur përballë kishim njerëz që flisnin pa lexuar apo kuptuar qoftë edhe një faqe të dokumentit më të rëndësishëm vjetor.
Shfrytëzimi maksimal i sipërfaqeve të ndërtimit, ndërtimi pa respektuar minimumin e hapësirave dhe distancave, nuk është vendosur si kusht pajisja e godinave me sistem ngrohjeje.
Nuk është Bashkia e Tiranës që prodhon ligje. Ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjet në fuqi. Ka qenë parlamenti dhe qeveria përgjegjëse për ligjet e miratuara, e që në fakt kanë prodhuar me shumë informalitet sesa rregulla urbane. Ato që ne kemi bërë janë propozimet. Por më thoni se si mund të arrihen rezultate kur në vend të ishim partnerë me qeverinë qendrore, konsiderohemi si armiq? Ndërkohë që kemi qenë të gatshëm të komunikonim, diskutonim, të debatojmë me më dinjitet, me debate të gjalla e me opinione të kundërta të shëndetshme, kemi qenë vazhdimisht nën një trysni hakmarrëse dhe bllokuese. Ky vend ka një nevojë urgjente për ligje dhe rregulla të reja, sisteme, reforma dhe instrumente që do të mund t’i japin fund një herë e mirë kaosit urban të këtij tranzicioni të lodhshëm e të stërzgjatur. Ndaj 28 qershori duhet të shënojë një kthesë.
Nuk ka bërë asgjë për ruajtjen e ndërtesave të vjetra me rëndësi kulturore dhe ka lejuar prishjen e tyre.
Më duhet të sqaroj së është e pavërtetë që bashkia nuk ka bërë asnjë gjë në lidhje me këtë çështje dhe nuk është aspak e vërtetë që ka lejuar prishjen e tyre. Madje, mund të them se ka qenë Edi Rama i pari që krijoi inventarin e objekteve monumente të kulturës. Janë qeveria qendrore dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës përcaktojnë objektet e klasifikuara si të mbrojtura si dhe janë përgjegjës për restaurimin e tyre. Duhet mësuar se në asnjë rast Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë leje ndërtimi në objekte të klasifikuara si të mbrojtura.
Tirana është i vetmi kryeqytet në botë ku nuk është ndërtuar asnjë banesë sociale.
Po, është e vërtetë. Por edhe kjo është një arsye pse 28 qershori duhet të jetë një vijë demarkacioni midis të shkuarës shterpë dhe së ardhmes që ne projektojmë. Shumë shpejt do të shohësh modelet e para të shtëpive sociale që ne do të ndërtojmë, pasi kemi përfunduar përzgjedhjen e kompanive që do të ndërtojnë banesat e para në ambientet e uzinës së autotraktorëve. Dhe gjithkush do të ketë mundësi t’i krahasojë me ato të ndërtuara deri tani nga qeveritë qendrore, dhe të kuptojë ndryshimin thelbësor në vizione. Vetëm pak vite më parë na kaloi kompetenca e investimit në banesa sociale. Dhe a e dini sesi? Pa u shoqëruar me asnjë fond. Dhe na u desh të djersitnim shumë duke trokitur pranë bankave të huaja, që bënë të mundur falë treguesve tanë si bashki, të financonin një projekt që do të jetë modeli i ardhshëm i banesave sociale.
Fasadat e pallateve jo vetëm u lyen në mënyrë qesharake dhe jo cilësore.
Projekti i fasadave të Tiranës ka gjetur një jehonë në shtypin prestigjioz ndërkombëtar, revista dhe gazeta të mëdha, brenda dhe jashtë kontinentit tonë, duke fituar madje edhe çmime ndërkombëtare. Më vjen keq të them se nuk i kam kuptuar asnjëherë qëndrimet nihiliste të një pjese që, në vend të ndjehen krenarë që kryeqyteti i tyre bëhet pjesë e pasqyrimit të vazhdueshëm të mediave të famshme ndërkombëtare, rreken të japin opinione cinike, a thua se nuk u shërben po i dëmton ata vetë.
Kur shtëpia e botimeve turistike “Thomas Cook” botoi “Tirana in Your Pocket”, autori theksoi se është një rast i pazakontë kur kjo kompani fillon duke botuar një libërth turistik për kryeqytetin e një vendi, kur zakonisht, fillohet nga vendi. Por është fakt – theksoi autori - se Tirana është bërë më e famshme se Shqipëria. Ne kemi nevojë të njihemi jo për bëmat famëkeqe të një grushti bashkëpatriotësh tanë, por për ata që ne realisht besojmë se jemi dhe kemi provuar se jemi në gjendje të bëjmë.
Tirana, kryeqyteti që zë numrin e parë nga fundi për numrin më të vogël të shkollave, kopshteve, çerdheve.
Falë një bashkëpunimi të frytshëm dhe një kredie nga një bankë e huaj ia dolëm të ndërtonim shkolla të reja dhe të ribënim edhe një herë nga e para shumë shkolla të tjera në Tiranë. Krejtësisht të standardeve evropiane. Por kompetenca e investimit na ka kaluar vetëm pak vite më parë, dhe brenda një kohe shumë të shkurtër bëmë të mundur të prezantonim modele evropiane. Kemi krijuar modelin e suksesit, ndërkohë që kanë qenë të tjerët ato që e kanë minuar vazhdimisht atë. Trojet dhe sipërfaqet publike të munguara të Bashkisë së Tiranës (e vetmja bashki pa prona në Europë) që qeveritë qendrore kanë premtuar të na i kalojnë prej vitesh pa asnjë rezultat, janë një pengesë e jashtëzakonshme që ne të zbatojmë vizionin tonë. Ne nuk mund të ndjejmë keqardhje të madhe kur shohim se po vazhdon të ndodhë ajo që ka ndodhur vazhdimisht, dëmtimi i interesit publik për arsye të përfitimeve personale. Ja një tjetër arsye pse është i domosdoshëm ndryshimi.
Eshtë i vetmi vend në botë ku nuk është ndërtuar asnjë parkim nëntokësor dhe mbitokësor.
Po, është e vërtetë dhe ndaj duhet të bëjmë bashkërisht një ndryshim të madh në 28 qershor, që t’i japim jetë këtyre projekteve tona që kanë zënë pluhur nëpër sirtarët e ministrive. Vlen të dihet, siç dhe e kemi shpjeguar publikisht, se që në vitin 2004 kemi gati projektin e parkimeve mbi tokë me një teknologji moderne, që vetëm burokracitë dhe paaftësitë nuk na kanë lejuar ta vëmë në zbatim ashtu sikundër do fillojmë shumë shpejt të ndërtojmë 2 parkimet e para nëntokësore, pas një odiseje të gjatë pritjeje disavjeçare të procedurave të koncesionit që duhej të përgatiste qeveria qendrore, që nuk e njeh dhe nuk e kupton aspak sensin tonë të ndryshimit dhe urgjencës.
Tirana është i vetmi vend në botë pa WC publike.
Duke rënë pre e atyre gurëve që hedhin mbi Bashkinë e Tiranës individë që nuk mund të dallojnë realitetin transformues të Tiranës dhe që e ngatërrojnë kontekstin e vendosjes së WC njëlloj si të ishin kosha, ndriçues apo stola publike. Sepse vendosja e WC-ve ka të bëjë edhe me specifikat e një qyteti, ku si kritere përdoren distancat në këmbë që përshkojnë individët dhe vendet ku organizohen ngjarje të ndryshme. Distancat midis WC-ve publike në qytetet që u referohen janë më të mëdha se distancat që në Tiranë përshkohen në këmbë.
Tirana është qyteti me numrin më të vogël për frymë të popullsisë të sallave të kinemave në botë.
Për saktësi do doja të korrigjoja se nuk është një, por në fakt janë dy kinema në Tiranë. Ndërsa konstatohet se është shumë pak, harrohet ose ndoshta nuk dihet se në qytetet europiane nuk është shteti, por tregu dhe biznesi privat që përcakton numrin e tyre, duke qenë se ekzistenca e tyre dhe zgjerimi i tyre është i kushtëzuar nga kërkesa e tregut. Dhe ne jemi të bindur se do të ndërtohen edhe salla multifunksionale. Programet tona të zhvillimit të qytetit dhe konkretisht polet e reja që ne kemi dizenjuar për t’u ndërtuar dhe zhvilluar përmbajnë në detyrat e projektimit kërkesa për mjedise rekreative, sportive dhe argëtuese, ku natyrisht përfshihen dhe kinematë.
Tirana i vetmi kryeqytet pa një kopsht zoologjik dhe botanik për të qenë e sigurisht pa asnjë luna park.
Ndërkohë që kopshti botanik nuk është nën autoritetin tonë, do të doja të bëja me dije se kemi kohë që negociojmë me një fond kuvajtian investimesh për të bërë të mundur një transformim të plotë të parkut të madh të liqenit, duke përfshirë edhe kopshtin zoologjik. Por natyrisht që një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur, se iniciativa të tilla të mëdha kërkojnë edhe një predispozicion pozitiv të qeverisë qendrore, e cila e ka dëshmuar me prova deri më sot se misioni i saj është të sabotojë Bashkinë e Tiranës dhe jo ta mbështesë. Dhe kjo është një tjetër provë se pse duhet të kemi një tjetër mendësi qeverisëse në 28 qershor.
Statuja e Nënë Terezës, është vendosur - një gjetje sa pa shije aq edhe fyese - në një cep anësor të universitetit.
Ndërkohë që më duhet të shpjegoj se kemi të bëjmë me një zgjedhje të autorit të veprës në funksion të modestisë së figurës së Nënë Terezës, e cila kurrë nuk mund të përfytyrohet e lidhur në piedestale madhështore, por të perceptohet ashtu siç dhe donte të ishte dhe siç i bën nder korpusit të universitetit dhe sheshit që mban emrin e saj.
Ndërkaq nuk mendoj që është emri i Qemal Stafës që mbajnë disa institucione, pengesa për integrimin tonë në Europë, por mendësia komuniste e piedestaleve dhe e politikës 18-vjeçare që e kanë mbajtur Shqipërinë larg anëtarësimit.
Sfidat me të cilat përballemi dhe plagët që duhet t’i kurojmë pa humbur kohë, nuk mund t’i shërojnë mendjet e atyre që i kanë krijuar, ndaj është koha të fillojmë me guxim dhe mençuri të hedhim themele të shëndosha zhvillimi në 28 qershor.