Ekran gjigant e festë për tifozët
Sponsori i Kombëtares “Vodafone” ka organizuar nje eveniment argëtues (FUN CLUB) me rastin e ndeshjes Shqipëri-Hungari. Gjithçka ka nisur mbrëmë në orën 19:00, tek ura e re tek “ish-Blloku”, ku Vodafone Albania ka krijuar një ambient mjaft festiv për tifozët, me qëllim transmetimin “live” të ndeshjes nga një tjetër kënd i kryeqytetit. Është vënë një ekran gjigand në njërën anë të urës, prej nga është transmetuar ndeshja. Ka pasur edhe një stendë për “DJ”, i cili do ka vënë muzikë përpara, midis dhe në fund te ndeshjes, si dhe komentator. Pati lidhje direkte me kanalin qe transmeton ndeshjen për të përcjellë atmosferën e kryeqytetit. Para ekranit janë vënë stola për akomodimin e publikut, duke e shndërruar urën një kinema të vërtetë. “Vodafone” ka shpërndarë dhurata së bashku me “Nike” e sponsorët e tjerë të skuadrës Kombëtare. Ambienti ka qenë i gjithi i dekoruar kuqezi, ndërsa ka pasur pije dhe ushqim për të gjithë pjesëmarrësit.