Kërcënohet me jetë kryetari i Gjykatës së Vlorës, arrestohet autori
Share
Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Artur Malaj, është kërcënuar me jetë. Mësohet se ai ka marrë kërcënime me jetë në numrin e tij celular. Por subjekt i kërcënimeve me jetë ka qenë edhe familja e tij përmes telefonit fiks.
Siç raporton Shqiptarja.com, është identifikuar autori i këtyre kërcënimeve. Ai është Mentor Mustafaraj, të cilit i janë vënë prangat. Dyshohet se kërcënimet janë bërë për çështje pronësie.
Policia është vënë në alarm duke pasur parasysh se vetëm në shtator të vitit të kaluar një gjyqtar i kësaj gjykate u ekzekutua me tritol mu në mes të qytetit. Gjyqtari Skerdilajd Konomi u ekzekutua më 9 shtator 2011, dhe deri tani ende nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë vrasje.