Dash Shehit i morën mandatin, por jo mirësinë dhe qytetarinë
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Në librin tim (Vëmendje femre), në shkrimin (përse Aleksandër Meksin e dua si Shaban Bërdëllimën ) në më shumë se një pasazh, i mëshoja miqësisë së sinqertë me Dashamir Shehin... Nuk e di përse më vjen ndërmend kjo, kur jam duke pire kafe te taverna e Dajtit dhe uroj shokun tim Kiçon, për mandatin e Blen Bushit. Në tavolinë me ne është dhe Dashi, me atë qetësinë e tij aq njerëzore aq rrezatuese. Dashit i kanë vjedhur barbarish mandatin, në këto votime historike për ligësinë, dhe ndërkohë unë kam një kompleks faji. Po besoj edhe Enver Muça dhe Artur Zonja. Është kompleksi i njeriut të mirë që lidhet në fakt me pafuqinë për të ndryshuar diçka. Por që nënkupton njëkohësisht mirësinë dhe karakterin e Dashit. Për fat, u ndodh këto ditë një dyzinë analistësh që rievokuan fort faktin, se edhe pas kësaj humbje matematike, figura e Dashit dhe të tjerëve si ai shkëlqen më fortë në mjedisin qytetar të Shqipërisë. Dashi dhe familja e tij, si plot të tjera hyn tek ai komunitet njerëzish që e shndërron Tiranën në qytetin më të lartësuar të Shqipërisë. Pa pranin e këtyre familjeve, ritmet e zhvillimit do të qenë shumë më të ngadalta. Në historinë e qytetërimit Tiranas të fillimshekullit të kaluar, janë jo më shumë se 20-30 familje që e nxorën këtë qytet nga rrugët e ngushta dhe të errëta, në akadat me diell, përballe me Europën dhe dinjitoze si ajo. Që kur ishte gjallë një nga engjëjt e mi të basketbollit, i paharruari Besnik Pëllumbi, e pata njohur Dashin. Të dy ata, në ritmin e shpirtit, me proporcionet e tij, me karakterin e çiltër e bënin çdo ambient ku ata uleshin të ndjeheshin mirë. Po që të kthehemi në kontekstin e votimeve: një shitës gazetash më thotë: Pak e kuptojnë se Shqipëria tani është në zi. Prekem shumë, më mbushen sytë me lot dhe dimensionoj në kokën time se pjesë e kësaj zie, është dhe vjedhja makabre që iu bë votës së njerëzve si puna e Dashit. Pjesë e kësaj zie është dhe bllokimi mediatik dhe financiar që iu bë Potit të Lirisë dhe posaçërisht LZHK-së. Ndërkohë nuk mund të mos pohoj se dhe tek pronarët e vërtetë, edhe tek njerëzit që kërkojnë liri, po, po, liri dhe integritet, kemi një shpirt të cënuar, një ndjenjë gati prej skllavi. Interpretimet e tyre në klube, nën avujve të rakisë dhe tymit të cigares, vihen vetëm një Shqipni tavolinash dhe aspak një realitet të ri, ose më saktë realitetin natyral të Shqipërisë. Që kur doli Poli I Lirisë u kuptua se do të sillte një rrjedhë të re ripërtëritëse, në politikë, në ikonomi dhe jetën sociale. Mirëpo kuçedra me dy kokë ishte aty. E shoqëruar nga falagrat e krimit dhe mercenarët e medias. O Zot, sa i ndyrë qenka pushteti me çdo kusht: po nuk u ngopët duke vjedhur o të mallkuar? As vetë nuk e dini sa para dhe prona keni. Po mesa duket doni të shihni të shtrirë këtë popull, pa thelbin e tij që është liria dinjiteti. Kurse njerëz si Dashi donin, (dhe duan), ti japin një barasvlerësim njeriut me jetën. Duke respektuar mendimin, stilin, gjykimet morale secili. Mirëpo presim, nuk duan më nuk duan, këtë koncept kaq human, sepse është krejt i ndryshëm nga ai i diktatorëve të ri i Shqipërisë. Si mendoni, se po të qe sado pak servil Dashi, nuk do ti afrohej një vend me shumë para në administratën shtetërore. Mirëpo është tjetër prerje. Dhe, edhe pse i vodhën mandatin, apo dhe nuk e kuptuan një pjesë, atë e kemi përsëri këtu mes nesh. Ai nuk rreket të na habisë me natyrshmërinë dhe shpirtin e tij, por vetë qenia e tij, edhe si figurë, na fton të bëjmë KATARSIS.
Last Updated on Sunday, 05 July 2009 19:50