Dashamir Tahiri dhuron pagën për të varfrit
Deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Dashamir Tahiri, dhuron pagën e tij njëvjeçare të detyrës si deputetit dhe një shtëpi të re për një familje të varfër në Vlorë. Gjatë këtij dhurimi, ai theksoi se ishte i lumtur që mundi ta ndihmonte sado pak familjen Kaso me pesë anëtarë, që prej vitesh ka pasur probleme dhe sëmundje. “Do të dëshiroja të ndihmoja sa më shumë persona në nevojë ndaj edhe për këtë i bëj thirrje të gjithë komunitetit të bashkohemi dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha deputeti Tahiri. Në këtë nismë, deputeti i PDU-së ka ndërmarrë edhe lobimin me qeverinë për të shtruar rrugën e këtij fshati të varfër, 20 minuta larg Vlorës. Së shpejti do fillojë dhe rikonstruksioni i rrugës kryesore të këtij fshati. “Ftoj të gjithë biznesmenët dhe çdo njeri që ka mundësi, t’u gjendemi pranë njerëzve në nevojë dhe gjithashtu u kërkoj të gjitha autoriteteve përkatëse të nxitojnë me marrjen e masave për nxjerrjen e njerëzve nga varfëria”, deklaroi Tahiri.
#