E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përnaska: PS, sulm komunist ndaj KiE-së

PD

Partia Demokratike dënoi dje deklaratat e ardhura nga Partia Socialiste ndaj kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, Mevlut Cavushoglut. Në një konferencë për shtyp, deputetja e PD-së, Lajla Përnaska, njëkohësisht anëtare e delegacionit shqiptar në KiE, deklaroi se PS ka sulmuar një drejtues të lartë të Europës vetëm sepse ai i ftoi që të ndiqnin rrugën ligjore. “Nuk përbën më një surprizë cilësimi i PS-së ndaj Cavushoglut, teksa ai e drejton opozitën në Gjykatën Kushtetuese për të gjetur përgjigje për transparencën e zgjedhjeve. E quajnë të papjekur presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, sepse është pikërisht Këshilli i Europës që i kërkon Edi Ramës t'i drejtohet Komisionit të Venecias”, deklaroi Përnaska. Sipas saj, bllokmenët e rinj të Partisë Socialiste janë kundër Bashkimit Europian dhe kërkojnë bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë. Po kështu, Përnaska theksoi se PD shpreh mbështetjen e plotë për të gjitha dokumentet e Asamblesë Parlamentare, Komitetit Presidencial për deklaratën e byrosë Parlamentare të Këshillit të Europës, pasi ky është institucion kyç, që ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Shqipërinë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›