PS nuk njeh zgjedhjet, akuzon KQZ se po kthehet në seksion militantësh të PD

Vazhdojnë presionet e Edi Ramës për bojkot të zgjedhjeve, PS frikë nga humbja
Edi Rama nëpërmjet zëdhënësve të tij paralajmëron se nuk do të njohë zgjedhjet e 28 Qershorit. Menjëherë pas daljes publike të Fatos Nanos, terrori që ka përfshirë selinë rozë nga rreziku i humbjes së votave duket se po rritet, duke u kthyer në frikë për humbjen e zgjedhjeve. Dalja hapur e Fatos Nanos kundër politikës së Ramës dhe ekipit të ri kandidat për parlamentin e ri ka shqetësuar së tepërmi kreun e socialistëve, i cili i druhet fenomenit të rrjedhjes së votave. Largimi i tij nga fushata zgjedhore duke mos qëndruar në krye të listave të deputetëve i zëvendësuar nga një personazh anonim në politikë, duket se është pasqyrim i frikës nga humbja duke mbajtur bashkinë si thelën e fundit të tortës së pushteti. Ka qenë Damian Gjiknuri, Nënsekretar për Çështje Ligjore në PS, i cili u shpreh dje publikisht, se organi i vetëm i ngarkuar nga ligji për administrimin e zgjedhjeve po sillet si një organ i mirëfilltë politik, duke vënë në pikëpyetje mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Më tej ai, në emër të Partisë Socialiste, i bëri thirrje KQZ-së që të rishikojë sjelljen e saj institucionale e të udhëhiqet vetëm nga ligji, përndryshe, sipas tij ajo bëhet bashkëpunëtore në krimin që po përgatitet ndaj zgjedhjeve të lira. Partia Socialiste nuk mund të njohë një palë zgjedhje ku arbitri kthehet në xhelat. Ndaj, PS-ja është thellësisht e shqetësuar për vendimmarrjen e KQZ, një vendimmarrje thellësisht e politizuar dhe e orientuar politikisht, në funksion të interesave politike të qeverisë Berisha. Kryeministri Berisha me farsën e tij mediatike dhe me ndihmën e seksionit militant në KQZ, po mundohet të fshehë shkeljet e rënda ligjore në lidhje me kriteret e listës së kandidatëve për deputetë. Lista e PD e dorëzuar në KQZ është thjeshtë listë emrash e pa shoqëruar me asnjë dokumentacion siç e kërkon ligji. Treguesi më i mirë farsës së kësaj liste është fakti që Z. Berisha, Znj. Topalli dhe Z. Patozi vetëm dje kanë dorëzuar deklaratën e kandidimit, ndërkohë që pjesa më e madhe listës akoma nuk ka dokumentet përkatëse, u shpreh Gjiknuri gjatë fjalës së tij. Ndërkaq ai pranoi se është e vërtetë që PS e dorëzoi listën e kandidatëve vetëm një orë pas PD, por sipas tij kjo listë shoqërohej me dokumentacionin e saktë dhe me deklaratat individuale të çdonjërit prej 140 kandidatëve, duke shtuar se e vetmja mangësi e kësaj liste ishe mungesa e dy fotokopjeve të dokumenteve të identifikimit, si dhe një ndryshim në listë për të plotësuar kuotën gjinore të kërkuar nga ligji. Nga ana tjetër në KQZ po zhvillohet një farsë procedurale e ligjore ku kandidatët e PD po deklarojnë moskandidimin e tyre, dhe ku administrata e KQZ po bëhet palë në ndryshime antiligjore në këto lista. Akoma më keq, duke mbyllur sytë përpara përcaktimeve të ligjit, listat e partive aleate të PD po miratohen pa respektuar kriterin ligjor të kuotës gjinore, duke hedhur në kosh atë standard që u arrit në Kodin Zgjedhor. Ironia më e madhe qëndron në faktin që organi i vetëm që garanton këto standarde, po bëhet pjesë e injorimit të tyre duke u frymëzuar thjesht nga zelli politik dhe kalkulimet tinëzare elektorale të PD. Një listë kandidatësh që nuk përmbush kriteret ligjore, është një listë e pavlefshme dhe ne do ta kundërshtojmë këtë me të gjitha mënyrat e ligjshme. Nëse PD bërtet gjithë ditën për emancipim shoqëror dhe shtet të së drejtës, të paktën ta tregojë këtë me listat për deputet, vijoi Nënsekretari për Çështje Ligjore në PS, Damian Gjiknuri. Nga ana tjetër, Partia Demokratike hedh poshtë deklaratat e PS-s s elistat nuk përmbushin kriteret ligjore, duke u shprehus se KQZ-ja po procedon si pas ligjit dhe kodit elektoral. Sipas zëdhënëses së PD-s, Erla Mëhilli, Edi Rama ia mbathi për vete nga lista e PS-së, duke krijuar një listë me gramafonë dhe leje ndërtimi. Për herë të parë një kryetar partie që pretendon të udhëheqë fushatën, refuzon të vendosë emrin e tij në listë, duke shprehur kështu kapitullimin para se të nisë beteja, u shpreh Mëhilli. Ndërsa sipas Gjiknurit, frymëzimi i ethshëm politik po shtyn KQZ të marrë vendime tërësisht në kundërshtim me ligjin duke caktuar vende të numërimit të votave në lokale private e duke shmangur kërkesën pashmangshme të Kodit që VNV-të të caktohen vetëm në objekte publike. Rasti më flagrant është rasti i Paskuqanit ku me arrogancë politike KQZ e vendos VNV në një objekt privat thjesht dhe vetëm se këtë ja kërkon përfaqësuesi i PD. Ky veprim është një sinjal i qartë paralajmërues se PD po përgatitet për manipulim dhe se KQZ thjesht do të bëjë sehir, theksoi Gjinnuri. Si rrjedhojë Gjiknuri i bëri thirrje i të gjitha institucioneve monitoruese ndërkombëtare ti kushtojnë vëmendje këtij organi dhe vendimmarrjes së tij, si dhe të ushtrojnë presionin e tyre pozitiv që të respektohet ligji.
***********************************************************
PD hedh poshtë akuzat e PS për listat
Gjatë një deklarate për shtyp, Partia Demokratike hodhi poshtë akuzat e PS, se listat e mazhorancës nuk përmbushin kriteret ligjore. Menjëherë pas akuzave të Gjinknurit, zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli, akuzoi kreu e selisë rozë, Edi Rama, ku sipas saj, ky i fundit ia mbathi nga lista e Partisë Socialiste, duke krijuar një listë me gramafonë dhe leje ndërtimi. Ai që theu ligjin dhe Kodin Elektoral në dorëzimin e listave është Edi Rama, të cilin xhaketat e vjetra por dhe gramafonët e rinj nuk e lejuan të dorëzonte atë pa vendosur veten në krye të saj. Përpjekjet që vazhduan gjithë natën përfunduan me një listë pa kokë, me një listë e cila është unike në historinë e pluralizmit të Shqipërisë dhe Evropës, për shkak se për herë të parë një Kryetar Partie që pretendon të udhëheqë fushatën elektorale refuzon në mënyrë kategorike të vendosë emrin e tij në listë duke firmosur kështu kapitullimin para se të nisë beteja, u shpreh Mëhilli. Partia Demokratike hedh poshtë pretendimet dhe trillimet e Ramës si të pavërteta dhe deklaron se po procedon çdo gjë në përputhje të plotë me Ligjin dhe Kodin Elektoral.