E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashi: Mjekët e QSU në gatishmëri për përmbytjet

 Në ndihmë të familjeve në qarkun e Shkodrës do të jenë dhe bluzat e bardha të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Drejtori i saj, Ilir Dashi, në një takim me shefat e pavijonëve të QSU dhe me pedagogë, mjekë të Fakultetit të Mjekësisë, ka kërkuar ndihmën maksimale, për këto familje si dhe gatishmërinë e plotë për kapërcimin e situatës së emergjencës. “Në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim shumë të ngushtë jemi në një regjim gatishmërie për të përballuar qoftë me personel mjekësor  edhe me materiale mjekësore, çdo skenar dhe situatë të pritshme. Gjithsesi urojmë që me gatishmërinë tonë dhe me ndihmat materiale që do të japim do të lehtësohet gjendja dhe do të vijë në një përmirësim të vazhdueshëm”, tha Dashi. Krahas ndihmës mjekësore që ju është kërkuar bluzave të bardha për familjet në nevojë, atyre ju është bërë një thirrje, të kontribuojnë dhe me ndihmë financiare për mijëra familjet në nevojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›