E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen portat në Fierzë e Koman

 nertila mahoJanë mbyllur dje portat e shkarkimit në Fierzë e Koman kurse në Vaun e Dejës shkarkimet kanë vijuar me 200 m3/s. Drejtori i KESH Muharrem Stojku tha dje për Panoramën se situata e normalizuar në kaskadën e Drinit do të shoqërohet me prodhimin e energjisë me kapacitetet maksimale. “KESH vazhdon të ruajë nivelet rekord të prodhimit. Dy ditë më parë ne prodhuam 25.5 milion kilovat orë në ditë çka tregon se kemi ruajtur kuotat maksimale të prodhimit. Deri në fund të janarit ne synojmë që të ecim me këtë ritëm dhe të prodhojmë afërsisht 26 milion kwh çdo ditë” u shpreh ai. Kuota të mira sipas tij ka ruajtur edhe eksporti. Sipas kreut të KESH dy ditë më parë u eksportuan 10.5 milion kwh kurse dje u eksportuan 10.9 milion kwh. Këto ditë pritet që të zhvillohet edhe tenderi i shitjes së energjisë ku OSSH-ja pritet që të marrë pjesë bazuar në deklaratat e fundit që janë bërë nga çekët. Drejtori i KESH, Stojku pohon se meqenëse tashmë situata është normalizuar në kaskadën e Drinit primare mbetet që të punohet me kapacitete të plota në mënyrë që të ruhet ritmi mjaft i mirë në prodhimin maksimal të energjisë i arritur javëve të fundit. Situata në hidrocentraleDje zv.ministri i Energjetikës Leonard Beqiri në një konferencë për shtyp u shpreh se situata në kaskadën e Drinit konsiderohet normale. “Ne njoftojmë të gjithë opinionin publik se duke filluar nga mesdita e djeshme janë ndalur të gjitha shkarkimet e ujit në tunelin numër katër të hidrocentralit të Fierzës, si dhe nga tunelet e hidrocentralit të Komanit” tha ai.  Shkarkime sipas Beqirit janë lënë vetëm në Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe ato do të jenë në masën 200 metër kub ujë në sekondë nga porta. E gjithë kjo sipas zv.ministrit do të bëhet sepse niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në kuotën e 290 metër, kuotë e cila është përcaktuar si normale për këto prurje për këtë periudhë në rregulloren e trajtimit të plotave në Hidrocentralet e kaskadës së Drinit. “Prurjet aktuale në Fierzë renditen në 400-450 metër kub ujë në sekondë. Këto prurje do të përpunohen nga turbinat e këtij hidrocentrali. Edhe prurjet që do të lëshohen nga turbinat e Fierzës kemi mundësi që t’i përpunojmë nga turbinat e hidrocentralit të Komanit, niveli i ujit të cilit është në kuotën e 170-180 metër” shtoi Beqiri duke informuar për prurjet. Sipas tij  hidrocentrali i Vaut të Dejës nuk ka mundësi që t’i përpunojë të gjitha prurjet që i vijnë nga ai Komanit dhe ato anësore dhe pikërisht këtu qëndron edhe fakti që shkarkimet janë lejuar të vazhdojnë në kuotën e 200 m3/s. Deklarata e zv.ministrit të Energjetikës Leonard Beqiri, dje dha detajet më të fundit lidhur me situatën në kaskadën e Drinit dhe për mbylljen e shkarkimeve të cilat kishin pothuajse dy javë që kishin filluar. Situata dje (ora 15:00)FierzaPrurjet                 400 m3/sNiveli i liqenit             289.99 metraNiveli maksimal            296 metraDerdhjet turbina                  370 m3/sTurbinat në punë              4 KomaniPrurjet                120 m3/s(anësore)Niveli i liqenit            170.84 metraNiveli maksimal            175 metraDerdhjet turbina                  640 m3/sTurbina në punë                   4Vau i DejësPrurjet                80 m3/s (anësore)Niveli i liqenit            74.66 metraNiveli maksimal            76 metraDerdh.Porta & turbina         800 m3/s Turbina në punë                   5Ulëz-ShkopetPrurjet                65 m3/s (anësore)Niveli i liqenit            128.58  metraNiveli maksimal            128.10 metraDerdhjet turbina                  144 m3/sTurbina në punë                   (4)(2)(dt.13.01.2010)Prodhimi                                 25.5 milion këhEksporti                             10.5 milion këh Shkodra lehtësohet nga përmbytjet SHKODER/ RITVAN DIBRADy ditë diell ndryshojnë Shkodrën. Hyrja e qytetit është zhbllokuar nga ujërat që e përmbytën për rreth 2 javë, duke bërë që të marrin frymë lirisht banorët dhe bizneset në këtë zonë. Gjendja është përmirësuar dukshëm në të gjithë rajonin, duke u lehtësuar rrugët lidhëse të qytetit me Komunat si dhe duke u zvogëluar çdo orë e më shumë sipërfaqja e përmbytur. Shifrat e shtabit të emergjencës flasin për rreth 2 mijë hektarë më pak sipërfaqe nën ujë në të gjithë qarkun, e mbi 400 shtëpi që tashmë kanë tokë përreth. Konkretisht, sipas të dhënave të shpërndara dje rezulton se nga 11400 hektarë tokë të mbuluar nga uji, dje shifra arrinte në 9340 të tilla. Lajm i mirë vjen dhe për shtëpitë e përmbytura. Numri i tyre ditën e djeshme ishte 2169 shtëpi, nga 2649 të një dite më parë. Nisur nga tabela e dëmeve që ka shpërndarë dje shtabi i emergjencës së Ministrisë së Brendshme rezulton se komuna Gur i Zi ka dalë plotësisht nga harta e zonave të përmbytura, duke mos pasur asnjë shtëpi apo hektarë tokë nën ujë, ndryshe nga situata e rënduar e ditëve të fundit. Nga kjo komunë kishte një numër të madh të evakuuar, plot 730 vetë, të cilët prej ditësh janë shpërngulur për t’u sistemuar në konviktin e shkollës industriale në qytetin e Shkodrës. Por, nuk dihet ende nëse do të ketë rikthim të tyre, pasi vendimi do të merret në bashkëpunim me specialistët. Situatë e qetë ishte në lagjen “Xhabije” të Shkodrës, ku kanë funksionuar plotësisht pompat për pastrimin e kolektorëve. Mësohet se veç komunës Gur i Zi ka pasur përmirësim të situatës dhe në komunat Bërdicë, Qendër Malësi e Madhe, Bushat, Dajç. Ekspertët thanë dje se dhe liqeni i Shkodrës është në nivele të ulëta. Favorizuese për këtë gjendje ka qenë thellimi i Grykës së Bunës me rreth 2 metra. Ky veprim ka bërë që sasia e ujit që del nga Buna të jetë më e madhe dhe rrjedha më e fuqishme, çka ka sjellë dhe uljen e nivelit të liqenit. Problemi kryesor dhe që nuk po gjen zgjidhje mbetet Velipoja. Kjo komunë është rrethuar nga uji prej ditësh dhe nuk mund të depërtohet nga makinat, duke e bërë atë të shkëputur nga qyteti i Shkodrës. Më e rëndë situata është në urën e Gjolulit, ku uji është në nivelet e 2 metrave. Specialistët thonë se aktualisht nuk mund të veprohet. Zgjidhja vjen nga komuna e Dajçit, nëse aty do të zbresë niveli i ujit dhe për pasojë dhe në zonën e Velipojës. Veç rrugës që lidh Velipojën me Shkodrën është e pakalueshme dhe ajo që lidh këtë komunë me Malin e Jushit. Por, ndërsa lidhja tokësore me qytetin është shkëputur, duke e bërë të pamundur lëvizjen me makina, fshatrat e komunës mund të lëvizin normalisht mes tyre, pasi rrugët janë të kalueshme nga automjetet. Shpërndarja e ndihmave ka vazhduar dhe dje për zonat e përmbytura. Të dhënat e djeshme të përmbytjesBashkia Shkodër    200 ha tokë të përmbytura, 616 persona të evakuuar dhe300 shtëpi të përmbyturaKomuna Dajç2 mijë ha të përmbytura, 2 mijë persona të evakuuar dhe1187 shtëpi të përmbyturaKomuna Ana Malit    1200 ha të përmbytura, 282 persona të evakuuar dhe 180 shtëpi të përmbyturaKomuna Velipojë2 mijë ha të përmbytura, 200 persona të evakuuar dhe50 shtëpi të përmbyturaKomuna Bërdicë1600 ha të përmbytura, 810 persona të evakuuar dhe180 shtëpi të përmbyturaKomuna Guri Zi730 persona të evakuuar Komuna Bushat2000 ha të përmbytura, 500 persona të evakuuar dhe 250 shtëpi të përmbyturaKomuna Qendër, M.Madhe40 ha të përmbytura, 10 persona të evakuuar dhe 6 shtëpi të përmbyturaKomuna Rrethina300 ha të përmbytura, 25 persona të evakuuar dhe 16 shtëpi të përmbytura

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›