Zaranika, rrezik përmbytje
ELBASAN- “Në rast se shirat vazhdojnë të bien me të njëjtin intensitet, atëherë ka gjasa që shumë banesa që ndodhen pranë përroit të Zaranikës të përmbyten”. Kështu u shpreh dje Drejtori i Bordit të Kullimit në Elbasan Kushtrim Aliaj. Edhe në këtë fillim viti, për këtë drejtori përroi i Zaranikës, vazhdon të mbetet një problem imediat që duhet zgjidhur, pasi çdo vit prurjet e shumta të tij shkaktojnë përmbytje, në banesat pranë përroit si edhe pallatet në lagjen që rrethohen nga ky përrua. Përroi i Zaranikës një nga degët kryesore të Lumit Shkumbin me një gjatësi prej pesë kilometrash, si pasojë e prurjeve në vitin 2000 rrezikoi të përmbyste një lagje të tërë. a.k