E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti polar pushton vendin

Tirane- I ftohti polar ne pjesen me te madhe te vendit rikthen reshjet e dendura te shiut dhe debores. Komuna dhe rruge kombetare dhe dytesore jane bllokuar gjate dy diteve te fundit ne zonen verilindore, nderkohe qe shirat jane rikthyer edhe ne qarkun e Shkodres, por pa shkaktuar deme te tjera. Nderkohe qe pas permbytjes se dy javeve te para te muajit janar, ne kete qark vazhdojne te jene nen uje 1800 ha toke dhe 87 banesa te rrethuara nga uji. Probleme ne qarkullimin e mjeteve ka pasur ne akset qe lidhin Puken me Kukesin dhe me tej ne Tropoje, ku disa komuna jane izoluar. Veshtiresi ne levizje ka pasur edhe ne rruget e qarkut te Dibres, kurse ne zonen periferike te Durresit fryrja e lumenjve ka permbytur disa rruge fshatrash. Situata eshte monitoruar nga Shtabi i Emergjencave Civile ne Ministrine e Brendshme.
Shkoder
Situata ne rrethin e Shkodres eshte normalizuar ne krahasim me ditet e kaluara. Gjate dites se djeshme dhe gjate nates se kaluar ne kete rreth ka pasur 125 mm shi. "Te gjitha rruget per ne fshatrat e komunave te permbytura dite me pare jane te kalueshme nga te gjitha llojet e mjeteve", njoftoi Ministria e Brendshme. Por ka ende 1800 ha toke me prezence uji, 78 shtepi te rrethuara dhe 3 shtepi ne prezence uji. Ne kete qark vijon puna e grupeve per vleresimin e demeve nga permbytja ne mbi 2500 familje dhe 11400 ha toke bujqesore.
Puke
Ne rrethin e Pukes ka pasur dhe vazhdojne te bien reshje bore dhe shiu, te shoqeruara me temperatura te uleta. "Aktualisht rruget jane te kalueshme, me veshtiresi dhe ne disa segmente eshte i detyrueshem perdorimi zinxhireve, si ne rrugen Qafe Mali-Qafe Shllak-Kukes-Morine dhe ne rrugen Qafe Mali-Fierze", njoftoi zedhenesi i ministrise, Fatmir Konja. Nderkohe qe e bllokuar ne rrethin e Pukes mbetet vetem rruga per ne komunen Iballe. Ne Malesine e Madhe te gjitha rruget per ne qendrat e komunave jane te kalueshme nga automjetet, por ne disa raste nevojitet perdorimi i zinxhireve, si ne akset rrugore per ne komunat Vermosh, Kelmend, Shale dhe Shosh.
Lezhe
Pavaresisht se reshjet kane qene intensive dhe vetem gjate nates se shtune kane rene 57 mm shi, nuk ka pasur zona te permbytura apo rruge te bllokuara. Ne shkalle qarku rruget nacionale dhe rurale jane te kalueshme plotesisht dhe mbahen ne kontroll te vazhdueshem nga sherbimet e qarkullimit rrugor dhe Drejtoria Rajonale e Rrugeve. Po keshtu hidrovoret jane ne gatishmeri dhe punojne me kapacitet te plote.
Kukes
Gjate nates ka pasur reshje intensive shiu dhe ne zonat malore mbi 600 metra lartesi ka pasur reshje bore. Aktualisht reshjet jane nderprere. Ne te gjithe rrjetin rrugor nuk ka probleme te vecanta me qarkullimin e automjeteve. Por ne qarkun e Kukesit jane te bllokuara rruget per ne komunat, Arren, Gryk Caje dhe Zapod.
Diber
Diten e djeshme kane rene vazhdimisht reshje debore ne kete zone, shoqeruar me temperatura te uleta deri ne -4 grade Celcius. Ne rrethet Bulqize dhe Burrel, reshjet kane qene me te pakta dhe aktualisht nuk bien. "Aktualisht te bllokuara jane komunat Kala e Dodes ne rrethin e Dibres dhe Komunat Ostren dhe Trebisht, ne rrethin e Bulqizes", njoftoi ministria.
Durres
Nga fryrja e lumit Ishem dhe lumit Terkuze ne bashkimin e tyre, ne afersi me fshatin Merqin, komuna Bubq, ka dalje te ujit ne parcelat bujqesore dhe ne nje banese uji ka prekur edhe oborrin e saj. Probleme te tjera ne kete qark sipas policise dhe autoriteteve vendore nuk ka pasur.
Korce
Ne qarkun e Korces gjate dy diteve te fundit kane vazhduar temperaturat e uleta te shoqeruara me reshje debore. Probleme ka pasur ne aksin rrugor Qukes-Qafe Thane, por Drejtoria Rajonale e Rrugeve ka mbajtur ne gatishmeri borepastrueset, te cilat nuk kane lejuar per as edhe nje moment bllokimin e rruges. Ne akset e tjera rrugore nuk ka probleme.

Diber
Bulqize-Milot, qarkullimi behet me zinxhire
Bulqize-Peshkopi, levizet me zinxhire
Te bllokuara komunat Ostren, Martanesh, Trebisht dhe Klenje
Kukes
Kukes-Fushe Arrez, qarkullim me zinxhire
Borepastruese ne Qafe Shllak, Kalimash dhe ne Shen Meri
Bllokim te rrugeve rurale ne Kalis, Zapod, Gryke Caj dhe Arren
Shkoder
Reshje te dendura shiu, nuk ka permbytje te reja, rruget te kalueshme
Nga permbytja e pare, kane mbetur ende nen uje 1800 ha toke, 78 shtepi te rrethuara dhe 3 shtepi ne prezence uji
Qafe Mali-Qafe Shllak-Kukes-Morine dhe ne rrugen Qafe Mali-Fierze, levizja me zinxhire
Puke-Iballe, e bllokuar
Levizet me zinxhire ne Vermosh, Kelmend, Shale dhe Shosh te Malesise se Madhe
Lezhe
Reshje te dendura shiu, por hidrovoret punojne normalisht, nuk ka permbytje dhe rruge te bllokuara
Korce
Qukes-Qafe-Thane, levizet me zinxhire, ne terren gjenden borepastrueset
Durres
Lumi Ishem dhe Terkuze kane permbytur tokat dhe nje shtepi te fshatit Merqin ne Bubq
Nuk ka rruge te bllokuara
Mjegull ne Qafe-Kerrabe, veshtiresi ne qarkullim
Veshtiresi ne qarkullimin e automjeteve ka pasur gjate dites se djeshme edhe ne Qafe Kerrabe, per shkak te mjegulles se dendur dhe motit te keq te shoqeruar me shi. Policia rrugore ka perforcuar sherbimin ne kete aks rrugor per te evituar aksidente te mundshme. Sipas burimeve policore, ne kilometrin e 29 ka nje rreshkitje guresh qe ka veshtiresuar edhe me tej qarkullimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›